UDHA E QUMËSHTIT ME HAJKU
MUSTAFA V. SPAHIU
- Grami zvarritës
Sajoi veshin e gurit
E mburrte larin.
- Brigjet e lumit
Peisazh i bukur uji
Këndojnë valët.
- Lumi merr trajta,
Protèja i çon peshqesh,
Vjen një Paladë…
- Lumi ka dogē,
Ofiqet ia jep deti.
Ur’e Ahteve.
- Zinia e hijshme,
Groshla ngjitet gogrekut,
Kulpra ndal hovin!
- Bari lidh migull,
Vlugmëdha, hoj’ dashurie
Dhe pema – gonxhē…
- Valle trimërie
Ishin vashat e reja
Bija bukurie…
- Poshtë – lugajash,
Fortesat në qafmalesh;
Në vahe lumenjsh…
- Këmb’e armikut
Shumë i ndrydhën caqet,
Ngordhën ujkonjat…!
- Dyndësve varre,
Mbajtën gjuhën e moçme
Të Ilirishtes.
- Pezull mes qeshjes,
Lavdi zonjës s’shtëpisë
Lulet me hajku…
- N’ajr në qiell azur,
Ënd’rat kënaqin syrin!
Tungjatjeta Lul!
- Pa pianoforte,
Lorka me sytë qiellor
S’ka lamtumirë!!!
- Ç’më bredh fantazia,
Valbona luleshebojë
Me nurin diellor…
- Shih mugullimin
I bukur tok me flladin,
Çerdhe e zogut.
- Në zemrën time
Nga kaltërsitë zgjohen
Hajkut dhe pemët.
- Gurra të kthjellta,
Po nisem për Tropojë,
Tek mik Gjon Neçaj.
- Me shi tê mjaltë
Ha bukën e rrezeve
N’çerep ylberi…
- Trupi i freskët,
Nis betejën me bletët
Për bektar yjesh.
- Gjuhën e rreshkur
Me një rrënjë të hidhur
Mbiu karanfili…
- “O, miq, kthehuni!”
Un’, jam nisur me hajku,
Ngutem te yjet.
- N’ Anamoravë,
Hëna sutë e kuqe rri
Sheshit në prozhmë.
- Hëna e ballit
Thirri sytë e qiellit
Me unazë n’ujë.
- Kashtkuqja gjolit
Puthte dallgët e bardha
Zgalemët barkzi.
- Zogthi me veshë
E ngjoku sqepin e vet
Në para muzgut!
- Bishtatundësi,
Zogu përqeshës veshzi,
Tallnin grishlemzën…
- Shtërgu i bardhë
Ngriti çerdhe mbi oxhak
Pesë sqepverdhë.
- Lulj’e shëngjergjit
Duke kërkuar burimin.
Shikova sytë.
- Ah, moj zeshkane!
Heshtake shelgjidhteve;
Flokët me borë…
- Këndo harabel,
Këndo për vashën time!
Tash lamtumirë!…
- Gjysmëshekuli,
Imagjino kotekot
Të prita nuse?!
E enjte, 23/25 korrik 2020.