Albspirit

Media/News/Publishing

Bejdo Malo: ‘Partizani’ modern dhe bashkëkohor i Gazmend Demit

 

 

“Në këto vitet e fundit ‘Partizani’ është ndërtuar për kampion”. Ky është perceptimi i të gjithë atyre që dashurojnë ‘Partizanin’. Merita për këtë i takon Gazmend Demit, këtij biznesmeni që e ringriti nga hiri ‘Partizanin’ dhe sot na bën që ta ndjekim atë me emocion në çdo ndeshje dhe në stërvitje. Ishte aftësia dhe investimi i Gaz Demit ajo që e shpuri ekipin e ‘Partizanit’ në këtë stad.

Nëse e analizon kampionatin e sivjetshëm ekipi ka luajtur më me dinjitet se kurrë.  Së pari ‘Partizani’ fitoi një ndeshje shumë të madhe siç është ajo e pandemisë Covid-19 falë Presidentit Gaz Demi po dhe drejtuesit serioz dhe shumë i përgjegjshëm siç është Olsi Rama. E kanë plotësuar më së miri njeri-tjetrin këta dy personazhe  për të bërë një ‘Partizan’ dinjitoz me mentalitet fituesi. Po të analizojmë gjithë kampionatin, të gjithë duartokasin punën e  stafit të ‘Partizanit’, por respekti më i madh shkon për atë që derdh paratë, Gazment Demi. Ai solli tek ‘Partizani’ qetësinë, mirëkuptimin, betejën e ndershme në fushë.

Këtë kampionat ekipi në shumë ndeshje ishte i dënuar nga arbitrat,  por asnjëherë nuk u humb ekulibri. Mjafton t’i hedhësh një sy formacionit që luajti me ‘Vllazninë’ dhe mbushesh me optimizëm, se ky ‘Partizan’ ka gjunjë për kampion. Duke filluar nga i famshmi Hoxha në portë, Trashi, Belica, Dajçi e Idrizaj në mbrojtje, Kodra, Telushi dhe Broja në mesfushë dhe në sulmë Cardiero, Solomoni dhe Bardhi dhe të krijohet përshtypja se viti që vjen do jetë një histori dinjitoze për ‘Partizanin’. Por dhe me ‘Tiranën’, ekipi i demave luajti si kampion në fuqi duke dhënë një leksion të futbolli modern e bashkëkohor. ‘Partizani’ është një ekip i mbushur me të rinj, me konkurencë, me djersë në stërvitje. Nuk është e lehtë të luash futboll, duhet të djersish shumë në fushë  për të arritur në profesionalizëm.

Po lajmi më i mirë është ai që Ilir Daja do të jetë trajner i ardhshëm i ‘Partizanit’; kjo të bind që ky ekip është një skuadër e madhe dhe kërkon gjithmonë më të mirët. Aktualisht Ilir Daja është një nga më të mirët në vend. Unë që kam pasur fatin të kem patur shokë klase Perlat Mustën, Artur Lekbellon dhe Arjan Ametaj dhe pedagogë legjendat e ‘Partizanit’ Berishën, Brecaj, Lame dhe Fagun them me plot gojën se ‘Partizani’ i Gaz Demit është më moderni, më bashkëkohori dhe më i perspektivës.

Please follow and like us: