Izet SHEHU: VJESHTA
Kur zverdhte vjeshta tej e tej
Në pyllnajat e nemitura.
Zbrite ti me flatra future.
Shkele gjethet e venitura.
Aty pranë një lumë i bardhë
Rridhte drejt perëndimit.
Drurët zhveshur anembanë
Vuanin turpin e zbulimit.
Kur zverdhte vjeshta, vjesht’ e tretë,
Lakuriqësinë preke me gishta.
Binin gjethe,
Frynte erë,
Lumë i bardhë si limfa rridhte.
• Limfa- lëng pa ngjyrë, gjak i bardhë.
Please follow and like us: