Albspirit

Media/News/Publishing

Kujtesë për picariotët e parë në kërkim të lirisë

 

Për gjithë rininë picariote duam që të keni njohuri për këta bashkëfshatarë të cilët na kanë shprehur me guximin e tyre për herë të parë se çfarë do të thotë fjala demokraci në të vërtetë.

Ikje për në emigrim ka patur në kohën e komunizmit, por pasojat ishin të tmerrshëme në qoftë se kapeshin ose edhe po nuk kapeshin ishte familja ajo që do të vuante.

Këta morën guximin dhe ikën nëpërmjet plumbave për një jetë më të mirë dhe shumica e realizuan.

Reagimet e para në fshat mbas lajmit se kanë ikur ishin vërtet jo shumë të mira nga opinioni sepse ashtu ishte koha, por ditë pas dite e kuptuan dhe e pranuan të gjithë se këta ishin një hap para nesh.

Mbasi filluan të hapeshin kufinjtë, falë mbështetjes së këtyre, krijuam një fshat të dyte në Greqi. Gjithë picariotët që emigronin në Greqi shkonin në një lagje të Athinës që quhej ‘Holargo’.

Aty gjenin mbështetjen e njeri-tjetrit dhe mbas andej shpërndaheshin.

Po e njëjta gjë ndodhi edhe në Amerikë.

Falë këtyre kanë realizuar ikjen shumica e bashkëfshatarëve që sot jane një Picar i dytë atje.

Për këta të katërt duhet shkruar libër, por ne do shkruajmë dy fjalë për secilin.

1.

Po e nisim me të ndjerin Lani Budo.

Ai djali i njomë që pati guximin e pakrahasushëm dhe iku vetëm nga fshati dhe pati një jetë normale të një beqari në Greqi, por fati nuk ishte me krahun e tij në kohën që iku në SHBA. Kthimi i tij në Greqi mbas një aksidenti e ndau nga jeta në një moshë shumë të re dhe i preu rrugën e shumë ëndërrave që ai kish në jetë. Kush e ka njofur dhe e ka jetuar ai ishte gjithë kohën i qeshur dhe me një zemër të madhe. Ai la pas në SHBA një djalë, i cili sot ështe rritur dhe në fytyren e tij shikojmë vërtet babain e tij.

2.

Personazhi i dytë është mësues Luan Dalipi. Familjar dhe mësues shembullor. Mësues Luani, mbas guximit që pati në ikjen e atyre viteve të errëta ishte bashkë me Tasimin dhe Benin, timoni i drejtimit te shumices së picariotëve në emigrim. Ai sot është me fëmijë, nipër dhe mbesa me një jetë normale atje në SHBA, por gjithmonë e ka vemendjen e duhur te fshati ku ai ka lindur.

3.

Tasim Ruko. Për këtë zotëri fisnik e patriot na vjen ne mendje shprehja “bota është e guximtarëve”. Tasimi është sot kryetar i shoqatës ‘Vatra’ në shtetin ku ai jeton në SHBA. Është me një familje shembullore dhe është bërë edhe gjysh. Me përpjekjen e tij maksimale arriti të gjejë dhe djalin e të ndjerit Lani dhe gjithashtu është personalitet me kontribute si për të afermit, por edhe për fshatin.

4.

Ëmbëlsira në fund. Arben Tena. Ky djalë që pati guximin që në atë moshë të vogël të marrë rrugën e mundimshme të emigrimit. Arbeni që vjen nga një familje shembullore picariote sot ka shkruar histori. Do pyesni ku ka shkruar histori? Po po ai ka shkruar histori. Ashtu si u shprehëm edhe më lartë, bashkë me Luanin, Tasimin dhe të ndierin Lani, ky ishte ai djali picariot që nuk linte njeri pa ndihmuar me maksimumin e vet si në Greqi ashtu edhe në SHBA. Shumica e bashkëfshatarëve tanë që jane sot atje janë falë ketij njeriu dhe për këtë e falenderojmë pa masë. Ai sot është një nga biznesmenët më të suksesshëm atje dhe gjithashtu një njeri human pa fund. Kuntributi që ai ka dhënë për gjithë njerëzit ia ka kthyer zoti me një djalë po aq shembullor sa ështe edhe vet.

Nga ne si administratorë të faqes ju urojmë shëndet dhe lumturi te keni në familjet tuaja, z. Luan . z.Tasim dhe Beni.

I pa harruar kujtimi i të ndierit Lani!

Respekte pa fund edhe për gjithë emigrantët e tjerë!

 

Portali ‘Djalë picari’.

Please follow and like us: