Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Tafaj: Shuhet Halil Myderrizi, kryetari historik i Shoqatës ‘Durrësi’!

30 korriku 2020, shënon një ngjarje të dhimbshme për qytetarinë durrsake dhe të Shqipërisë së Mesme!
Pas një lëngimi të gjatë në shtrat, mbylli sytë dhe ndaloi frymëmarrjen e fundit, një nga kapacitetet e urtësisë durrsake, intelektuali model, fisniku durrsak Halil Myderrizi! Jumbja e këtij intelektuali të spikatur shënon dhe humbjen e njerit prej bashkëkryetarëve të Lidhjes së Shoqatave të Shqipërisë së Mesme!
Emri dhe autoriteti që Shoqata ‘Durrësi’ ndërtoi në vite, lidhet ngushtë me kontributin e veçantë të kryetarit të saj historik, Halil Myderrizi!
Shoqata Durresi me aktivitetin e saje i kaloi përmasat e qytetit te Durrësit dhe fitoi autoritet në të gjithë vëndin.
Aktivitete te shumta te perbashketa me Shoqaten Tirana dhe shoqatat e tjera si motra, Elbasani, Kavaja, Kruja, Shijaku, Pronesi me Drejtesi do te mbeten nje konrtribut i çmuar ne rrugen e ndertimit te demokracise dhe te ngritjes se institucioneve te shtetit shqiptar! Si pjese e rendesishme e shoqerise civile shoqatat tona kane kontribuar ne evidentimin e vlerave qytetare dhe ruajtjen e tradites dhe trashegimise kulturore!
Qytetaret durrsake dhe ne, qe patem nderin te bashkepunojme per te miren e qyteteve tone , nuk do te harrojme kurre njeriun qe me punun e tij, vlerat e tije bente kryelarte cdo durrsak!
U prefsh ne paqe Halil Myderizi!
Lamtumire miku yne!

Please follow and like us: