Albspirit

Media/News/Publishing

Ndarja nga jeta e Anetës, Gregor Rama: U prehsh në paqe!

Aneta Rama është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha kryeministri Rama me anë të një postimi në llogarinë  e tij në Facebook.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏,” shkroi kryeministri në postimin e dedikuar të ëmës.

Për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës ka publikuar një mesazh prekës dhe nipi i saj, Gregor Rama.

Teksa poston në “Instagram” një foto ku shihet së bashku me gjyshen e tij, Gregori shkruan:

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”!

Please follow and like us: