Albspirit

Media/News/Publishing

9 vjet më parë/Kur Lindita Çunmulaj fitonte kurorën e ‘Miss Bjeshka 2011’

Albert Camaj

SH.K.A “Besa”, ditën e festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit, organizoi manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2011”. Programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga Sh.K.A Besa, si dhe disa vargje recituase nga Lekë Nikprëlaj. Në konkurencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 9 vajza malësore. Ato ishin: Valentina Nikollaj, Lindita Çunmulaj, Alda Mujaj, Françeska Lulati, Ana Popaj, Luiza Popaj, Danjella Bunjaj, Klaudija Gjergjaj si dhe Dila Lucaj. Juria ishte e përbërë nga Gjovalin Gjeloshi, Robert Nikprëlaj dhe Kristina Lekoçaj. Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjollën Valentina Nikollaj dhe Luiza Popaj, kurse kurora e bukurisë i takoi Linditës Çunmulaj të cilës kurorën ia dorëzoi Merita Dedivanaj, mbajtësja e kurorës e vitit të kaluar. Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë që i takoi Valentinës Nikollaj. Këtij viti ishte dhe një risi për shkak se ishte mundësuar edhe vota nga publiku, e që me votat e publikut më së shumtit u votua Lindita Çunmulaj.
Po ashtu u zgjell çifti vallëzues më i mirë. Programi i mesditës vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi mjeshtri i muzikës Alfred Popaj, si dhe këngëtaret Valentina Spaho, Amanda Ujkaj, mbasandej vazhdoi me muzikë të zgjedhur nga dj Buqi.

03/08/2011

Please follow and like us: