Albspirit

Media/News/Publishing

Klara Matja: Trafikimi njerëzor, një shqetësim global

 

 

Forumin virtual me temë “Trafikimi i qënieve njerëzore e drejtoi Miss Teen USA 2020, Samatha Sarelli. U mbajt në “Zoom” më datë 30 korrik, 2020, me rastin e “Ditës Botërore Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore” përcaktuar nga Kombet e Bashkuara.
Paneli u udhëhoq nga Zj. Sarelli, folëse kryesore ishin zonjat Rosi Orazco, Rachel Garcia dhe Rebeca Bender. Morën pjesë përfaqësues të medias, organizatave jo qeveritare në SHBA që angazhohen për të drejtat e njeriut, grave, fëmijëve e kundër trafikimit njerëzor. Diskutuan edhe gra të mbijetuara nga trafikimi, studente dhe Miss Connecticut Usa 2020 Chelsea Demby.
Samantha Sarelli është një e re 18 vjeçare shqiptaro – amerikane, fituese e Miss Connecticut Teen USA 2020. Në llogarinë saj në instagram ajo publikon vidjo kundër ngacmimeve, për të ndërgjegjësuar shoqërinë në mbështetje të qënieve njerëzore të trafikuara, si një fenomen tronditës.
Faqen në internet e ka emërtuar “Trafikimi i qënieve njerëzore, Viktima pa zëra”. Samantha është aktiviste e flaktë kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe për përpjekjet e saj mori sot duartrokitje e vleresime maksimale.
Duke qenë se trafikimi njerëzor është një problem i pazgjidhur, që prek vende të ndryshme të botës, Presidentja e Nderit të Organizatës së Gruas “The Women’s Organization “Hope & Peace” në SHBA Znj. Rita Saliu, e pranishme në takim, falenderoi zonjat penaliste veçanerisht Zj. Samantha Sarelli dhe kërkoi që ky forum të vijojë më tej programin, pasi trafikimi njerëzor si krizê globale përbën shqetësim edhe në Shqipëri, Kosovë e trevat shqiptare nga kemi ne origjinën.
Miss Samantha Sarelli pasi të përfundojë studimet për drejtësi ka dëshirë të themelojë një organizatë kundër trafikimit njerëzor në SHBA dhe Shqipëri. Ajo shkëlqeu sot në Forum, si familja e saj dhe ne femrat shqiptare në Amerikë ndihemi krenare për arritjet e saj.
Please follow and like us: