Albspirit

Media/News/Publishing

30 prill 1919/Firmëtarët e Memorandumit të Beratit, kundër protektoratit italian

MEMORANDUMI I BERATIT

Shqipëria nën Mandatin Amerikan

Adresuar: Shkëlqesisë së tyre Komandos Franceze në Shkodër!

Mbas punëvet të Gjirokastrës, të cilat u pregatitën e u bënë vetëm prej Mufid beut, jashtë dëshirës e mendimit të popullit, duke u bashkuar me vendimin e fundit të Guvernës Provizore në Durrës, e cila kundërshtoi rreptësisht protektionin Italian në Shqipërinë e lirë, e shohim të arësyshme edhe ne populli i Beratit të çfaqim pranë Shkelqesisë s’Uaj ndjenjat atdhetare, duke Ju lutur të kini mirësinë e të ia paraqitni Qeverisë Madhështore e Mirdashëse, kërkesat e popullit të qarkut të këtushëm. Me këtë rast shpresoim se do të pranoni nderimet e të përzemërta e të qiruara:

I-Populli shqiptar duke u mbështetur në parimet kombëtare qi u vunë në veprim, dëshiroi t’i njihen të drejtat e tij qi ka, për të rojtur në sinisië Ballkane i lirë e indepandant, pranoi nji qeveri provizore e dërgoi delegate të posaçëm në Konferencë të Paqes, vetëm për të mprojtur indepadancën e plotë e tërsiën toksore të Shqiprisë me kufit e sajë etnografike e kombëtare.

II-Delegatët shqiptarë qi u dërguen në Konferencë të Paqes, kanë në dorën e tyre nji program të nënshkruar e të pëlqyer prej të gjith antarëve të qeveris së Durrësit, qi ky program tregonë kompetencën e tyre dhe e përfytëron idealain e kombit shqiptar, qi ka për independencën të papërkufizuar për vendin e tië.

III- Në kioftë se shtetet e mëdhenj qi po mëshirokan për liriën e popujve të vegjël, e sidomos për ne shqiptarët qi jemi populli ma i vjetër e ma i famshëm dhe mjerisht më i piklluar e më i përgjunjëzuar i Europës; nuk mundet ti pushojnë intrigat e Ballkanit dhe në e shohin të domosdoshme qi shteti shqiptar të mbetet nën mandate të nji Guvernes së madhe, atëherë nadëshirojëm mandatin amerikan, qi kështu të mundim të sigurojëm e t’i apim nji frymë kombëtare zhvillimit e lulëzimit të vendit tonë. Shtojëm se ket deshirë e vërtetojën edhe dokumentat qi janë dhanë konsulit amerikan qi shetiti Shqipërinë.

Nenshkruesit e Memorandumit

Paria e Prefekturës Berat

Nëshkrue:

  1. Hekur  Vrioni, Kryepari i Katundariës
  2. Zarif Aga Haznatari, Kryetar i klubit “BASHKIM”
  3. Fevzi Ruli, Advokat
  4. Themistokli Kassapi, Notablë i krishter
  5. Kostaq (Koço) Kota, Inspektori i Arrësimit
  6. Salih Gjuka, Direktori Arsimit
  7. Adem Shehu, Sekretari i Arësimit
  8. Islam be Vrioni, Notabël muhamedan
  9. Melek be Frashëri, Kapitanë,
  10. Xhevdet Mehqemea, Advokat
  11. Zejnel be Prodani, Notabël
  12. Teki be Selenica, Notabël
  13. Zoj  Tonçi, Tregtar
  14. Todi Naska, Nëpunës  drejtësie
  15. Bektash H. Berberi, Zanatli
  16. Gaqe papa Zaharia, Direktori i Kancelarisë së Prefekturës
  17. Emrullah Psarizi, Sekretari i Perlimentares
  18. Hajredin Kuçi, Notabël
  19. Andon Capo, Tregtar
  20. Hysni aga Kafasi, Këshilltari i Perlimtares
  21. Nuri Osman Smundja, Sekretari i Drejtësisë.

Nji kopje për Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.

Nënshkrue Fevzi Ruli  d.v.

Berat 30.04.1919

 

Marrë nga libri:  “Harallamb Kota –Koço Kota, Për një Shqipëri Oksidentale”.

Hekur Vrioni

Faksimile e memorandumit

 

Please follow and like us: