Gjendet një person i vdekur në makinën e vet, kishte shenja në trup
Një burrë 57-vjeçar është gjetur i pajetë në makinën e tij, i goditur me sende të forta në trup. Ngjarja është raportuar në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë. Ai është identifikuar me emrin Gëzim Saraçi, 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ku në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta, thotë policia. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.