Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda: Përtej konfliktit të Frrok Çupit dhe Sonila Meços… 

  1. Sonila Meço dhe Frrok Çupi

Mendoj se është e panevojshme të shpenzohet energji për të lexuar aq më tepër për të komentuar një ‘mendim’ çupist që s’ka asnjë sens komunikativ. Krejt thjesht, Frroku, prej kohësh i harruar, shfrytëzoi rastin, përdori emrin e Sonilës për të hyrë dy ditë në tregun mediatik.

 

  1. Media dhe Qeveria (pushteti)

Lufta e të majtëve me median është e vjetër sa vete media. Me luftë nuk nënkuptoj vetëm presionet, tendecën për t;i mbullur gojën, por edhe akaparimin e saj, kapjen, ortakllëkun në vendimarrje dhe përdorjen e saj. Po ta vini re, edhe në kohën kur qeveriste e djathjta, e majta edhe pse në opozitë kishte media që i shërbenin asaj, e kundërta ndodh me të djathtën sot në opozitë. Pra e majta punon me plane afatgjatë në këtë drejtim, punon me detaje drejt qëllimit historik, “të neutralozojmë çdo gjë që lëviz kundër”.

 

  1. Populli dhe vota

Meqë jemi disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, duhet të kuptojmë dhe ta ngulisim mirë në kokë, se çdo degjenerim i këtij shteti nis pikërisht këtu, tek ky veprim në dukje banal, por shumë i rëndësishëm, votimi, zgjedhja. Nese nuk do t’i biesh kokës me grushta, mos e shit votën, mos e vrit, mos e dhit. Jo për gjë por nuk merr në qafë vetëm veten por edhe të tjerë, si p.sh. fëmijët e tu dhe të ardhmen e tyre.

 

  1. Drejtësia dhe Shqipëria

Nuk bëhen. E luftojnë njeri-tjetrën si imuniteti me infeksionin.

 

  1. Unë dhe ti

Ne e hamë gjithmonë.

Please follow and like us: