Katiola Karoli: Sikur të isha një Afërditë!
Butësisht më shtrëngove krahun
Pas vetes më tërhoqe ngadalë, ti,
Në sytë e tu pashë dritë ndjenje,
Zemrës ia ndjeva rrahjet, plot dashuri.
Doja të te puthja jo pak por shumë.
Shumë, shumë sa fryma të më ndalej.
Ti më josh, më deh, më çmend.
Dua të thërras sa të tundoj malet.
Ti je flaka hyjnore e shpirtit tim.
Unë mbi llavë ec me ndjenjat e mia.
Ti je Odise, Otello, Paridi im.
Ti je përgjigja e pyetjeve të mia.
Butësisht buzët e tua përkëdhelin të miat.
Drithërimat e dashurisë ti m’i përcjell.
Ah sa do të doja të isha një Afërditë.
Që ti të vije dhe ikje jo si eter.
Please follow and like us: