Kela Hysenaj: Thuaj!
Thuaj hardhisë plakë,
që nga dheu do e ndajnë,
thuaj që motin tjetër,
lastarët s’ka për t’i parë!
Thuaj që e prenë,
bejlerët që mbi tokë venë!
Thuaj hardhisë plakë,
që në mot s’do jetë
e nën hijen e saj, unë të bëj aheng!
Thuaj hardhisë plakë,
të pjeki rrushin për ver’n,
djemtë t’i veshi dhëndurrë,
e çupat nuse, të venë!
Thuaj hardhisë plakë,
lotët t’i mbajë,
lastarët në mot,
do t’i nxjerri prapë rrënja e saj!
Please follow and like us: