Kosovës nuk kanë çfarë i duhen idetë dhe praktikat leniniste
Hafize F. Elshani
E keni parasysh liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un kur edhe në vitin 2020 ia shpëlan trurin popullit e shtetit që e udhëheq duke manipuluar se ata janë të parët në planet, se janë fuqi botërore dhe demagogjit të tjera, tipike për vende diktatoriale ose autoritare. Kjo ndodh pasi ai e ka nën kontroll telekomandën e televizioneve në vendin e vet, nuk ka opozitë, nuk ka media të lira, nuk ka shoqëri civile, etj.
E solla këtë shembull pasi sot në Kosovë partia e VV-së po tenton të instalojë një media vizive propanganduese duke u munduar të instalojë këtu modelin diktatorial të Jongut.
Dhe jo, jo rastësisht, gatë provës për protestë nga Lëvizja Vetëvendosje, pak para përfundimit të organizimit nëse e mbani mend liderin i kësaj lëvizje njëherazi edhe kryeministri që ishte për pak ditë, Albin Kurti doli t’i përshëndeste ata përmes ballkonit të Qeverisë, thua se ishte inspiruar nga
Benito Musolini, që ishte kryetar i Partisë Fashiste në Itali, ndërsa shërbeu edhe si kryeministër i vendit. Politikat e tij kryesisht inspiroheshin nga sundimtarët totalitarë si Adolf Hitler, Francisco Franco, António de Oliveira Salazar dhe disa të tjerë. Këtë përshëndetje e dimë fare mirë që e bënin të gjithë diktatorët që i njeh historia. Dhe kjo histori na mëson se bota ka vuajtur mjaft nga idetë dhe praktikat leniniste. Përtej propagandës dhe retorikës boshe vendet që përqafuan idetë revolucionare u bënë më të padrejtë, më shtypës ndaj popujve të tyre, të cilët më çdo mënyrë e mjet donin të braktisnin atdheun e tyre për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze.
Andaj duhet t’ia rikujtojmë se Kosova nuk është as e një partie, e as e Albin Kurtit; fatin tim dhe të qytetarëve nuk e ka as VV-ja e as një parti tjetër. Kështu ai televizion nuk duhet lejuar të bëhet në asnjë formë, ose nëse bëhet atëhere veç ‘urime sistemi idiotik që do instalohet si në Kinë’, kur një parti ia shpëlan trurin e qytetarit, duke i sistemuar në programet e tyre qeverisës me akte diktatoriale dhe duke i bërë njerëzit depresivë.
Mos lejoni që një parti ta mbaj telekomandën apo dirigjuesen dhe t’iu udhëheq përmes një televizioni me prapavijë të dyshimtë dhe me financim të mos ditur.
Kosova është një vend europiano-perëndimor, që ka dhënë dhe ka marrë nga ky qytetërim dhe para së gjithash është vlerë e popullit të vet dhe e askujt partie politike, sado e madhe apo e vogël qoftë.
Kjo platformë televizive mund të jetë çdo gjë tjetër vetëm e dobishme jo!