KORRESPONDENTI I ‘DAILY HERALD’ NË JERUZALEM, 1939: FLITET SE MBRETI ZOG DO TË NGJITET NË FRONIN E SIRISË !
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Gusht 2020
“L’Œuvre” ka botuar, të dielën e 14 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim sensacional në lidhje me ngjitjen e mbretit Zog në fronin e Sirisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një kurorë e humbur…
Mbreti Zog, sovran i Sirisë?
Gazeta britanike ‘Daily Herald’ boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.
“Mbreti Zog, tha ai, do të ngjitet në fronin e Sirisë.
Sidoqoftë, shton kolegu ynë, konkurenca është e madhe, dy ose tre princa dhe në veçanti Abdul Medjid (Abdyl Mexhiti), nipi i ish-mbretit Hussein (Hysen) të Hedjaz-it dhe emiri Zeid, djali i Hussein-it (Hysenit) janë në radhë.
Thuhet se Abdul Medjid përkrahet nga qeveritë franceze dhe turke.
Gjithsesi, ne i botojmë këto informacione të bujshme me të gjitha rezervat”.