Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti top sekret i Beogradit: Si do e islamizojmë Kosovën me mercenarët shqiptarë?

 

…Kur të bëjmë marrëveshje me bashkëpunëtorët tanë në Kosovë (me udhëheqësit e BIK-ut) atëhere fondet e Ambasadave të shteteve islame nga Beogradi i dërgojmë në Kosovë, pjesa më e madhe e fondeve duhet investuar në ndërtimin e xhamive, ato duhet ndërtuar në vendet e dukshme, afër udhëve kryesore dhe autostradës, numrin e xhamive në qendrat e mëdha duhet dyfishuar edhe trefishuar.

Përvec xhamive duhet ndërtuar edhe shkolla islame, medrese dhe ato në vende ku feja ka më shumë rëndësi se sa kombi si për shembull në Mitrovicë, Vuçiternë, Dragash dhe Prizren.

Përveç bashkëpunëtorëve tanë nga radhët e shqiptarëve kontribut do japin edhe njerëzit tanë në Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë dhe Sanxhak; duhet t’i japim rëndësi edhe pakicës rome e cila është e gatshme të punojë dhe të kontribojë për ne duke u aktivizuar më fuqishëm në fenë islame.

Udhëheqësit e bashkësive islame të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës, Preshevës dhe Serbisë janë bashkëpunëtorë tanë të zellshëm dhe janë të gatshëm që të inkuadrojnë sa më shumë njerëz të ndikimit shoqëror si për shembull politikanë, këngëtarë, sportistë, artistë dhe intelektualë të ndryshëm në Islamizimin e Kosovës.

Kemi njerëz eminentë nga partitë politike shqiptare në Kosovë, të cilët punojnë për ne dhe kanë për detyrë që Islamin ta përhapin edhe në mjediset ku ai kurrë më parë nuk ka egzistuar. Në vendet perëndimore në bashkësitë islame i kemi deleguar dhe instaluar udhëheqësit nga Kosova dhe Sanxhaku, të cilët janë nën kontrollin e Ambasadave të Serbisë në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë dhe me këto do t’ia arrijmë që të i përcajmë shqiptarët sepse në këto shtete perëndimore egziston rezistenca nacionaliste shqiptare më e fuqishme ku janë shqiptarët më të fortit dhe më të pasurit të cilët e prëkrahin politikën e Rugovës.

Atje poshtë në Kosovë duhet krijuar atmosfera ashtu që të rinjtë me e ndie veten sikur që jetojnë në një vend të huaj, kështu që shumica e tyre të emigrojnë jashtë vendit, një pjesë do të islamizohet dhe për 20 vite Kosova do të duket si Kandahar (qytet në Afganistan); pas kësaj fuqitë perëndimore do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës dhe do të përkrahin rikthimin e Kosovës nën Serbi.

Kur të ndodh kjo Serbia do t’i ketë duart e lira ta përsërit aksionin e dëbimit të shqiptarëve në Turqi (1912), por këtë herë jo me dhunë, por përmes marrëveshjes me Turqinë dhe me ndihmën e udhëheqësve nga BIK-u, të cilët do ta thërrasin popullin musliman nga Kosova të migrojë në Turqi për punësim dhe kushte më të mira jetësore në një vend islamik…”.

Tetor 2018, iefimerida.gr/Asnjë përgënjeshtrim nga qeveria greke për fondet e fshehta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Please follow and like us: