Ela Zdrava: RASTËSISHT…
Filloi shiu,
a do takohemi rastësisht,
Më pëlqen të harroj rastësisht çadrën,
adhuroj pikat e shiut nën një çadër me ty.
Përqafimet janë qiejt e hapur të shpirtit.
I dua pikat e shiut rrënqethur në mjekër,
bulëza të akullta digjen në buzën prush,
trup e shpirt lagur, derdhur kupa me nektar,
të pijmë lëngun e jetës, ngrohur buzës zjarr.
Sa nevojë kam të takohemi rastësisht,
kaluan ditë, rastësisht pa u takuar,
kam mall për rastësinë të takohemi sërish.
Kur do takohemi rastësisht, më shkruaj,
filloi shiu…
Please follow and like us: