LE FIGARO, 1914/ESAT PASHA DO TË MUNDOHET TË BINDË SHQIPTARËT QË TË JETOJNË NË MARRËDHËNIE TË SHKËLQYERA ME SERBËT
Nga Aurenc Bebja*, Francë.
“Le Figaro” ka botuar, të hënën e 18 tetorit 1914, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me rolin që dëshironte të luante asokohe Esat Pasha në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqipëri
Esat Pasha dhe Serbët
Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France
Brindizi, 18 tetor.
Esat Pasha sapo ka njoftuar qeverinë serbe se ai është zgjedhur President i Senatit shqiptar dhe është emëruar Komandant i Përgjithshëm i trupave shqiptare.
Ai e siguroi qeverinë serbe për disponimet e tij të mira me të, duke deklaruar se do të marrë nën mbrojtjen e tij subjektet serbe që banojnë në Shqipëri.
Ai tha se do të punojë për t’i bërë të gjithë bashkatdhetarët e tij të kuptojnë avantazhin që ata kanë për të jetuar në marrëdhënie të shkëlqyera me serbët.