Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Ikja e Arben Bajos, humbje e paimagjinueshme!

Mevlan Shanaj: Humbje e paimagjinueshme!

Humbje e paimagjinueshme! E papranueshme! Një ikje që lëndon një komb. Një ikje që la dhimbje mbytëse. Nuk kemi frymë ta shprehim. Familjarisht të tronditur! Fjalët nuk dalin! Një ikje pa ikje!

————————–

Fate Velaj: Arben Bajo nuk është më!

Arben Bajo nuk është më!
Unë nuk e ndihmova dot.
As ti.
Aa ai dhe ajo.

 As shteti.
As Vace Zela.
Bronxi i saj.
Kitara.
As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj,
tekat e saj.

R. I. P. Kohës Tonë.
R. I. P. Bronxit.

—————————-

Arben Bajo humb betejën me COVID-19

Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”. “Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia. Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike. 53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit. Arben Bajo ka lindur në 1967 në Gjirokaster, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit,Vaçe Zelës në Lushnje etj.

——————————

Roland BejkoIku dhe Arben Bajo!

Beni luante me jetën kukafshehti, ja kështu si te kjo foto.

Për herë të fundit e kam takuar disa ditë më parë pranë Akademisë. Isha duke ecur me makinë. E pash në trotuar dhe i rashë borisë. Ktheu kokën, më pa dhe u afrua te makina. Ula pak xhamin. “Ule mor tamam”,- më tha “mos ki frikë se s’na kap ne kjo e flamosura…”.

Shkëmbyem romuze për politikë, edhe pse Benit nuk ia ndiente shumë për të. Folëm për punimet e tij dhe për Covid. “Na ndau”,- tha, “bëhu për një kafe, ti e di ku më gjen”.

Si mund ta dija që në fakt ato dy tre minutat e bisedës në këmbë, ishin të fundmet e gati 40 vjet miqësi qysh nga koha kur akoma fëmijë, mësonim pikturë?

Lamtumirë Ben,

Sa herë të flitet për At Zef Pllumbin do kujtojmë ty. Sa herë do dëgjojmë këngët e Vaçe Zelës do na shafesh aty si një personazh i një videoklipi të përjetshëm! Ti u dhe jetë atyre sigurisht, por ata dhe qindra vepra të tjera ty të dhenë përjetësi të merituar.

I paharuar miku im, miku ynë!

Mirë u pafshim!

Please follow and like us: