Rregullat e reja për të udhëtuar drejt BE
Bashkimi Evropian ka rënë dakord për një seri rekomandimesh që do të lejojnë udhëtarët nga jashtë bllokut të vizitojnë vendet e BE-së, disa muaj pasi ajo mbylli kufijtë e saj të jashtëm në përgjigje të shpërthimit të Covid-19.
Lista e 14 vendeve nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, shkalla e tanishme e infeksionit të Covid-19 nuk i plotëson kriteret e përcaktuara nga BE që SHBA të konsiderohet një “vend i sigurt”.
Kriteret kërkojnë që rastet e konfirmuara me Covid në vendet të jenë të ngjashme ose më poshtë se ato të BE-së për 100,000 qytetarë gjatë 14 ditëve të mëparshme (duke filluar nga 15 qershor).
Vendet gjithashtu duhet të kenë një prirje të qëndrueshme ose në rënie të rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme, ndërsa BE do të marrë në konsideratë se çfarë masash po ndërmarrin vendet, siç janë gjurmimi i kontakteve dhe sa të besueshme janë të dhënat e secilit komb.
Rekomandimet hynë në fuqi ne 1 gusht, megjithatë, mbetet kompetencë e vendeve anëtare të vendosin saktësisht se si do ta zbatojnë çdo ndryshim në politikën kufitare.
Cilat vende janë në listë?
Vendet që do të përfshihen janë: Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji.
Kina, nga ku e ka origjinën virusi, nuk është në listën fillestare prej 14 vendeve, por BE është e gatshme ta vendosë atë në atë listë nëse qeveria kineze lejon qytetarët e BE-së të hyjnë në kufijtë e saj.