Albspirit

Media/News/Publishing

Tetor 2018, iefimerida.gr/Asnjë përgënjeshtrim nga qeveria greke për fondet e fshehta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Jashtme greke financonte me fonde sekrete media dhe gazetarë në Shqipëri “për të siguruar publikime pozitive rreth Greqisë, për krijimin e lobit të gazetarëve shqiptarë ne vend, si dhe që kokat e medias të mbështesin interesat e Greqisë”. Ky është botimi ‘bombë’ që bën gazetari grek Dhimitris Takis në gazetën elektronike iefimerida.gr.

Po sipas gazetës, me këtë fakt ka lidhje edhe debati i ashpër mes Panos Kamenos Ministër i Mbrojtjes dhe Nikos Kotzias tashmë ish-Ministër i Jashtëm, në mbledhjen e këshillit ministror pak ditë më parë, debat që shkaktoi dorëheqjen e ministrit Kotzias.

Sipas “Iefimerida”, një javë para këtij debati, në 10 tetor, ka kaluar për miratim në parlamentin grek dokumenti i klasifikuar sekret me tre kode. Shuma e përgjithshme e fondit thuajse 1 milion Euro, ishte ndarë për pagesa në median në Shqipëri dhe për median ne Maqedoni, ndërsa një fond tjetër për mbështetjen e kishave ortodokse e Ortodoksisë në përgjithësi.

Për sa iu përket shumave për median në Shqipëri, në reportazh theksohet se deputetëve iu dha shpjegimi: “për të siguruar publikime pozitive për imazhin e Greqisë e krijimin e lobit të gazetarëve shqiptarë ne vend, si dhe kokat e medias të mbështesin interesat e Greqisë”.

Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka përcaktuar se ku konkretisht janë shpërndarë këto para ne Shqipëri. Ndërkaq, si kryetari i parlamentit grek ashtu dhe kryeministria greke kanë reaguar kundër reportazhit, duke u referuar secila palë në transparencën e punës së Kotzias dhe te drejtës së fondeve sekrete, por nuk kanë mundur te përgënjeshtrojnë dokumentin konkret dhe fondin e investuar për mediat.

https://www.balkanweb.com/akuza-bombe-per-kotzias-greqia-financon-portale-shqiptare/

Publikohet dokumenti i zbuluar nga gazetari grek Dimitris Takis. Lista e fondit sekret me zërat që janë paguar, të paraqitura me kode, është miratuar nga Parlamenti grek. Opinioni grek në mbrojtje të gazetarit, që po hetohet për nxjerrje sekreti

Publikohet dokumentin sekret të Ministrisë jashtme greke që tregon të detajuara pagesat e bëra për median, OJQ-të dhe politikanët shqiptarë. Fondi Sekret, i Ministrisë së Jashtme Greke, e cila drejtohej nga Nikos Kotzias u zbulua nga gazetari i portalit në Athinë, iefimerida.gr, Dhimitris Taqis gjatë diskutimit në Kuvendin e Greqisë në 10 tetor 2018, gjatë përplasjes të ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe Nikos Kotzias, të cilin Kammenos e akuzoi për shpërdorim të fondit sekret rreth 45 milionë euro për tre vitet e fundit (ka zëra se fondi sekret i Kotzias ka qenë 100 milion euro për tre vite). Ajo që është proklamuar në mediat fqinje, në lidhje me dhënien e fondeve për disa nga mediat shqiptare me qëllim influence dhe ndikimi në opinion publik shqiptar, është kaluar në heshtje nga ana e institucioneve ligjzbatuese shqiptare, ndërsa në Greqi opinioni grek po zien në mbrojtje të gazetarit i cili është marrë nën hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Fondi sekret

Ministria e Jashtme Greke, me anë të fondit të saj sekret, ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash, në drejtim të disa mediave, në përgjithësi lokale, për të influencuar dhe për të mbajtur një linjë editoriale, e cila korrespondon me atë greke. Sipas informacioneve, të dala nga dokumentat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shuma totale e parave të shpenzuara ishte 1 milion euro vetëm vitin e fundit. Nga Fondi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe të disa ministrive të tjera të Greqisë prej vitit 1990 mbështeten financiarisht shoqata, parti, gazetarë, politikanë, kanale radiosh, televizione dhe grupacione fetare në Shqipëri. Shumat e para të parave janë shpërndarë për influencimin e mediave shqiptare. Shumat e tjera janë shpërndarë për mediat e Maqedonisë, në po të njëjtën mënyrë janë shpërndarë edhe paratë për mbëeshtejen e Kishave Ortodokse dhe Orthodoksisë në përgjithësi. Më përjashtim të Kishës Orthodoxe, paratë e shpenzuara për mediat, bëhet me qëllimin e vetëm për të influencuar tek shkrimet e tyre editoriale, në mënyrë që të jepej një imazh pozitiv për Greqinë. Influenca do të shtrihej edhe tek pronarët e mediave, në mënyrë që të krijohej një lob pro grek dhe të përfitonin interesat greke. Të gjitha informacionet janë kërkuar nga ana e mediave greke, por qeveria me anë të zëdhënsit të saj pasi ka sqaruar ekzistencën e këtyre pagesave, është shprehur se nuk do të jepet më tek asnjë e dhënë konkrete për arsye të interesit kombëtar.

Kategoritë e shpenzimit të parave

Dhënia e ndihmave në formën e parave, për minoritarët dhe kishën greke, është diçka e cila nuk ka nevojë për të dhëna. Ajo është e parashikuar edhe në legjislacionin e ndihmave për Kishën Orthodokse shqiptare. Por ajo që ka krijuar më shumë interes kanë qenë shumat e parave të cilat janë dhënë për disa nga mediat apo portalet online shqiptare. Dokumenti në fjalë është bërë publik nga gazeta e njohur investigative greke, “iefimerida.gr”. Ky dokument është pjesë e Fondit Sekret të Kotzias me kodin 0896, ku rezulton se, 15 milion euro janë përdorur në Shqipëri për pagesat e mediave, politikanëve, partive, shoqatave, etj., për propagandën filogreke dhe antishqiptare. Çështja ka kaluar në Prokurorin e Athinës, për faktin se si i ra në dorë gazetarit grek Dhimitris Takis, ky dokument është një sekret shtetëror. Ndërkohë që të tjera shpenzime, nga Fondi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë të bëjnë me: Para të cilat janë të pazbuluara, domethënë të fshehta, që ka shpenzuar autoriteti i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në bazë të dokumentit, kodi 9871 thekson se paratë, të cilat janë dhënë dhe janë shpenzuar nga persona fizikë gjatë viteve të kaluara. Kodi 9873 përcakton tarifat e tjera nga vitet e kaluara. Kodi 0813 përmban shpenzime për qirat e ndërtesave. Kodi 0823 përmban shpenzimet për postën. Kodi 0824, përmban detyrimet nga marrëdhënie ose lidhje me telefonatat. Kodi 0826 përcakton shpenzimet për përdorimin e celularit. Të shprehura në tabelë, shpenzimet paraqiten si më poshtë:

Demokracia e Re: Njoftimi “rastësor” i Kotzias për “paktin detar”

Opozita kryesore greke, “Demokracia e Re”, ditën e djeshme reagoi ndaj deklaratave ndaj ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, mbi idenë e shtrirjes së ujërave territoriale në rreth 12 milje. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës si ministër

Në një deklaratë për mediat partia opozitare greke, “Demokracia e Re”, u shpreh se, kjo deklaratë e Nikos Kotizas, tregon një mungesë serioziteti, transmeton media greke, “Kathimerini”. Reagimi i opozitës greke i mëshon faktit se qeveria e tanishme greke nuk ka seriozitetin e duhur për të trajtuar një çështje kaq delikate si ajo e delimitimit të ujërave greke, të cilat do të përcaktojnë edhe kufirin me Shqipërinë. Nikos Kotzias e bëri deklaratën e rij ndërsa priti kryeministrin Alexis Tsipras, si pasuesin e tij në Ministrinë e punëve të Jashtme. Në deklaratën e partisë opozitare theksohet qartë se: “Një njoftim shumë i rëndësishëm për politikën e jashtme të vendit, siç është zgjerimi selektiv i ujërave të tij territoriale, bëhet rastësisht dhe në mënyrë fragmentare, me rastin e ceremonisë së dorëzimit në Ministrinë e Jashtme”, tha ministri i jashtëm në hije Giorgos Koumoutsakos në një deklaratë për shtyp. “Edhe një herë, mungesa e seriozitetit dhe ndjenjës së përgjegjësisë të qeverisë është konfirmuar”, shtoi ai. Lidhur me përmbajtjen e njoftimit, Koumoutsakos tha se “Demokracia e Re”, do të komentojë pasi ai zyrtarisht është njoftuar për këtë çështje. Duke komentuar qëndrimin e Nikos Kotzias në Ministrinë e Jashtme, ai tha se, do të mbahet mend për marrëveshjen “e dëmshme” të Prespës, të nënshkruar me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe për “dhënien e” përkatësisë etnike dhe gjuhës maqedonase “atij vendi”.

Hijet e dorëheqjes se Kotizias

Mediat greke theksojnë se Nikos Kotzias, kishte bërë plan që të jepte dorëheqjen e tij, ditën e enjte, pra në kohën që plasi edhe skandali për shpërdorimin e fondeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por kjo iniciativë e Nikos Kotzias është bllokuar nga një dalje publike e zëdhënësit të Qeverisë Greke, Dimitris Tzanakopoulos, ku ndër të tjera citonte se: “qeveria është në gjendje të vazhdojë në këtë drejtim që ka nisur. Nëse ndokush nuk ndjehet rehat mund të zbresë nga treni i tanishëm”. Më tej në deklaratë thuhej se:” Sipas draft ligjit të funksionimit të institucioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, fondi në drejtim të një shteti si Maqedonia është afro 2 milionë dollarë. Ndërsa në lidhje me fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, burimet diplomatike theksojnë se, “Ministria e Jashtme është e vetmja ministri e cila ka kaluar para nga fondi sekret i kësaj ministrie”, përfundon deklarata e zëdhënësit të qeverisë greke.

Letra e dorëheqjes

Në letrën e tij të dorëheqjes, Nikos Kotzias ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Greke, Panos Kammeos, në afro 9 faqe, të cilën ia ka dërguar Kryeministrit Alexis Tsipras. Pjesë të kësaj letre janë publikuar në median e njohur greke, Eleftherotypia. Në letrën e tij, sipas citimeve të mediave greke, Nikos Kotzias shpjegon arsyen e cila e detyroi atë të jepte dorëheqjen. Në bazë të shpjegimeve të tijë, arsyet e vërteta të largimit janë politike dhe jo personale. Gjithashtu mediat greke, vënë në dukje, se zyrtarët qeveritarë grek, kanë folur për arsyet e largimit të Nikos Kotzias. Ata i mëshojnë faktit se Kotzias është ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe jo politike. Në letrën e tij të dorëheqjes Nikos Kotzias bën një hyrje të shkurtër, për sa i përket qëndrimit të tij në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm, siç është Ministria e Punëve të Jashtme. Kotzias ka theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjes së Prespës dhe përpjekjeve për implementimin e agjendës së Mesdheut Lindor dhe rritjen e rolit të Ballkanit Perëndimor.

Sulmi ndaj Kammenos

Në të njëjtën kohë, sipas mediave greke, në letrën e tij të dorëheqjes, Kotizias godet Ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos dhe kritikon udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Ai shkruan se: “Politika e Jashtme menaxhohet nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Më pas politika e saj aprovohet nga Këshilli i Ministrave, më pas aty mund të ketë autonomi, sidomos për çështje të rëndësisë së veçantë. Ajo që kishte inatosur Kotzias ishte, deklarata e Panos Kammenos për “Aleancën Ballkanike”, nëpërmjet së cilës Kammenos merrte një rol thelbësor për këtë iniciativë. Gjatë reagimit të tij Kotzias deklaroi se kjo politikë mund të jetë kërcënuese për vendin dhe politikën e jashtme të vendit. Ajo që është më e rëndësishme për Kotzias është se, ky propozim mund dhe duhej të vinte vetëm nga ana e Ministrit të Jashtëm dhe Kryeministrit.

Sipas Kotzias: “Burime të ndryshme, kanë bërë me dije për mediat vendase se, udhëtimi i Ministrit të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë pjesë e politikës së qeverisë. Në të kundërt ajo dërgon një mesazh të gabuar për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht për sa i përket situatës gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Në të njëjtën kohë ne po luftojmë dhe duhet të luftojmë që të ketë politika stabilizuese. Ministria e Mbrojtjes është ajo që implementon politikat e strategjisë dhe nuk është ajo që i krijon ato”, përfundon në letrën e tij, Nikos Kotzias. Por në të njëjtën kohë, edhe Panos Kammenos e ka akuzuar Kotzias për lidhje me filantropin e njohur George Soros. Sipas akuzave të tij, Kotzias ka marrë një shumë prej rreth 50 milionë euro.

Pse nuk hetohen fondet greke?

Çështja e ngritur së fundmi në Greqi për alokimin e një fondi prej 1 milion euro vetëm në muajin tetor për disa media elektronike në Shqipëri ka nxitur hetimin në shtetin grek për nxjerrje të sekretit hetimor. Kjo çështje merr një rëndësi të veçantë në Shqipëri në kushtet kur shteti ynë dhe ai fqinj helen janë në mes të negociatave për delimitimin e hapësirave detare. Nisur nga shqetësimi i ngritur nga kjo çështje, Prokuroria e Përgjithshme u shpreh për mediat shqiptare se në bazë të ligjit të ri për funksionimin e Prokurorisë, ky organ nuk mund të fillojë dot hetimet pasi nuk ka Drejtori hetimore. Megjithatë çdo prokuror në Republikën e Shqipërisë mund të nisë procedimin në çdo pjesë të vendit. Me ligjin e ri pjesë e reformës në drejtësi, Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme mund të përfaqësojnë organin e akuzës vetëm në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese dhe nuk mund të fillojnë hetimin e një çështje me themel. Prokuroria e Përgjithshme as nuk mund t’i kërkojë prokurorive të rretheve gjyqësore të nisin një hetim kryesisht, por vetëm mund të udhëzojë për një gjë të tillë. Një hetim të tillë nga themeli, që nuk ka nisur ende, mund ta ndërmarrë çdo prokuror tjetër, pjesë e prokurorive të rretheve gjyqësore në mënyrë të pavarur, nëse nuk ka një kallëzim.

Gazetari që zbuloi skandalin fiton mbështetje

Pas zbulimit të skandalit në lidhje me shpenzimet e Fondit Sekret të Ministrisë së Jashtme, të cilën  e bëri publik gazetari investigativ Dimitris Takis, një numër i madh gazetarësh, sindikatat dhe opozita greke kanë dalë në mbrojtje të tij. Autoritetet shtetërore e akuzojnë për nxjerrje të sekretit shtetëror. Këtë fakt e vë në dukje gazeta e njohur greke “Prothotema.gr”. Gazeta në fjalë citon se: “Një stuhi e madhe reagimi dhe proteste, është krijuar vetëm pak pas deklaratës së zyrtarit Megiros Maximos, i cili dje akuzoi median investigative, “Iefimerida.gr”, që publikimet e gazetarit të saj kanë prekur interesat shtetëror të Greqisë.

Dimitris Stamatis: Liria e shtypit, në themel të sistemit demokratik

Anëtari dhe një nga drejtuesit më të vjetër i partisë “Demokracia e Re”, Dimitris Stamatis, në një deklaratë për mediat, duke marrë shkas nga hetimi ndaj gazetarit Dimitris Takis, thekson se: “Qeverisja e SYRIZA-s, nuk nënkupton që të ketë në kontroll edhe mjetet e informacionit. Ajo e cila duhet të jetë shqetësuese për ne ka të bëjë me faktet në vetvete dhe jo me zbulimin e tyre. Faktet të cilat kanë dalë në dritë, por që nuk janë dënuar akoma, tregon konfliktin e thellë që ka ekzistuar midis dy ministrave të qeverisë Tsipras. Ky debat ka ndryshuar tërë perceptimin e opinionit publik. Sjellja ndaj Dimitris Takis, është një sjellje për të mbuluar të vërtetën. Qytetarët grekë, janë shumë të shqetësuar për sjelljen e Alexis Tsipras. Ajo që i intereson publikut ka të bëjë me faktin, nëse dialogu midis dy ministrave është i vërtetë apo jo. Ajo që duhet të vërtetohet është fakti, i shpenzimit të parave për mediat në Shqipëri dhe Maqedoni. Ajo që na intereson është se çfarë di Kryeministri dhe çfarë nuk di”, përfundon në deklaratën e tij, Stamatis.

Kryetari i Parlamentit: Ndërhyrjet e Kammenos janë destabilizuese

Nikos Voutsis, Kryetari i Parlamentit të Greqisë, ditën e djeshme është bërë pjesë e debatit dhe çështjes më të nxehtë të politikës greke. Ajo ka të bëjë me dorëheqjen e ish-ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias. Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikos Voutsis, ka thënë se: “Deklaratat e bëra gjatë vizitës së fundit të ministrit të Mbrojtjes Greke, Panos Kammenos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat shprehin kundërshtitë për marrëveshjen e Prespës, në lidhje me përcaktimin e emrit më Maqedoninë, kanë një efekt destabiliteti. Deklaratat e Kammenos krijojnë vazhdimisht tendosje, në koalicionin e qeverisë greke. Në një intervistë të dhënë për median greke “Epochi”, Kryetari i Parlamentit, Nikos Voutsis, i cili i përket të majtës greke, ai pranoi se, “kundërshtia e pikëpamjeve”, midis dy partive në koalicion, në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, si dhe për akuzat e ngritura nga ana e Kammenos në drejtim të Nikos Kotzias, kanë detyruar këtë të fundit që të japë dorëheqjen”. Akuza më e rëndë e cila iu bë Kotzias ka të bëjë me shpërdorimin e fondit sekret të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Voutsis nga ana e tij, injoroi faktin se, koalicioni i majtë i udhëhequr nga ana e Kryeministrit aktual Alecis Tsipras, mund të thërrasë zgjedhje të parakohshme, e rëndësishme kjo, vetëm nëse Panos Kammmenos tërheq partinë e tij, “Grekët e Pavarur”, nga koalicioni me Tsipras. Kammenos mund ta bëjë këtë në rast të një proteste kundër marrëveshjes për emrin me Maqedoninë. “Kryeministri u tregua mjaft i qartë, në mbledhjen e komitetit drejtues të “SYRIZA-s”, në të cilën ne bashkëkarisht vendosëm të përfundojmë mandatet tona dhe të përfundojmë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani”, tha Voutsis, duke shtuar se ai beson se të majtët do të bashkohen me një shumicë në Parlament për të kaluar marrëveshjet sapo ato të sillen për diskutime. Komentet e Nikos Voutsis, vijën në një kohë kur Alexis Tsipras ka marrë përsipër të drejtojë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme greke. Marrja e këtij institucioni të rëndësishëm mund të prekë deri diku edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat gjatë drejtimit të Nikos Kotzias, kishin arritur një periudhe stabiliteti. Ndikimi i Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe linjës së tij të ashpër në raport me fqinjët, mund të risjell përsëri në dritë përplasjet e kaluara.

Please follow and like us: