Albspirit

Media/News/Publishing

Pandemia e Covid-19/Shkencëtarët britanikë rekomandojnë mure kompesate me vrima për aktin intim

 

Qendra Britanike e Kolumbisë për Kontrollin e Sëmundjeve këshillon qytetarët që të përdorë barriera  siç janë muret kompesate me vrima që të lejojnë kryerjen e akteve seksuale për të parandaluar kontaktin e afërt të fytyrave të partnerëve. Barrierat ose ‘Vrimat e triumfit’ janë vrima të vogla të bëra në mur kompesate ose llamarine që i lejojnë njerzit të kryejnë marrëdhënie me sa më pak kontakte dhe prekje të pjesëve të trupit. Shefat e shëndetësisë veç të tjerash i këshillojnë  njerëzit të vendosin maska në fytyrë, të përdorin masa mbrojtëse dhe produkte dentare për të ulur riskun e kontaktit me spërklat e njëri-tjetrit gjatë aktit seksual. Edhe New Yorku i ofron njerëzve të tij këshilla të njëjta duke u thënë: Bëhuni krijues me pozicionet e seksit dhe barrierat fizike, si muret, që parandalojnë afrimitetin e njëri-tjetrit dhe kontaktet e tepërta. Megjithatë Covid-19 nuk është vërtetuar që të përhapet nëpërmjet seksit, ai mund të transmetohet nga ajri dhe pështyma e njerëzve të cilët janë pranë njëri-tjetrit nëqoftëse njeri prej tyre është i infektuar.

Këshilla e shkencëtarëve britanikë vlen shumë për shqiptarët që i kanë muret plot vrima (për shkak edhe të tërmetit) dhe do të kënaqen me dashuri, por sjell një krizë të madhe për floktoret, sallonet e bukurisë sepse femrat s’kanë edhe nevojë të rregullohen e zbukurohen.

Please follow and like us: