Vajza e Monikës shuan thashethemet
Vajza 15-vjeçare e Monica Bellucci është akuzuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të t’i ngjarë së ëmës. Ndjekësit në rrjetet e saj sociale e kanë akuzuar se fytyra e saj ka ndryshuar, buzët i ka më të fryra dhe qerpikët më të gjatë. Deva Cassel nuk ka pranuar që të dalin fjalë jo të vertëta për të, kështu i ka mbyllur gojën të gjithëve, duke postuar disa foto nga fëmijëria, ku tregon se edhe e vogël ka pasur buzë të fryra dhe qerpikë të gjatë. Tani ajo thjesht është rritur dhe pamja e saj ka ndryshuar. “Buzët dhe qerpikët ishin të mëdha që kur isha e vogël. Kështu nuk duhet t’u jap rëndësi komenteve si këto, por po influencojnë jetën time. Kështu ndaluni së shpërndari falsitete nëse nuk keni prova. Ja ku i kam unë provat që fytyra ime nuk ka ndryshuar gjatë kohës, vetëm fakti që unë jam rritur tashmë. Nuk do të publikoj më foto të fëmijërisë time sepse bëhet fjalë për privatësinë time. Jam e vetdijshme që thashethemet janë pjesë e botës social dhe mund të jenë zbavitëse dhe të të bëjnë të reflektosh për shumë gjëra, por për këtë nuk mund të më sulmoni”, ka shkruar Deva Cassel.