Albspirit

Media/News/Publishing

Dilema/Bien tabutë për gënjeshtrën, flasin shkencëtarët

Collodi kur krijoi Pinokun ndoshta u udhëhoq nga instikti. Por sot shkenca, vërteton që gënjeshtra është mashkull, e për këtë edhe pinoku nuk mund të ishte vajzë.

Sipas një studimi të universitetit të Maastricht, rezulton që mashkulli gënjen më tepër, por edhe më shumë. Madje kanë pothuajse dyfishin e potencialit për të gënjyer, në krahasim me femrat.

Sipas autorëve, gjatë eksperimenteve, është vërejtur që meshkujt kanë një kontroll shumë më të mirë të trupit teksa po thonë diçka që nuk ekziston, që nuk është e vërtetë, nuk ulin shikimin dhe kanë qëndrim të relaksuar.

Pra, mes meshkujve dhe femrave ka shumë ndryshime jo vetëm në anën fizike e fiziologjike, por edhe në sjellje, sikurse evidentojnë gjithnjë e më shpesh studime të ndryshme.

Please follow and like us: