Ekskluzive me moderatoren Katerina Trungu, çdo mëngjes në Report tv me emisionin mbresëlënës ‘Rreze Dielli’
Era Cela
Është një nga moderatoret më të dashura për publikun. E shikojmë çdo ditë në ekranin e Report tv ku ka arritur që me mirësinë dhe buzqëshjen që e karakterizon, por dhe me profesionalizmin që ka të afrojë teleshikuesin çdo mëngjes në emisionin ‘Rreze Dielli’. E kam fjalë për moderatoren e mirënjohur Katerina Trungu e cila prej muajsh tashmë moderon emisionin e mëgjesit ‘Rreze dielli’. Në një intervistë për mediat Katerina na tregon se si po përjeton këtë eksperiencë të re. Ajo thotë se po e shijon shumë me të gjitha ngjyrat dhe emocionet që trasmetimi direkt të jep. Katerina gjithashtu flet dhe për dashurinë e madhe që ka për radion, por Kati nuk lë pa na treguar dhe se si e përjetoi situatën nga koronavirusi. Ajo ndan me ne pasionet, tregon për kohën e lirë që e ndan me familjen. Kati është nënë e një dajli 1 vjeç dhe ajo tegon ndjesitë e të qënit nënë.
Katerina prej muajsh je çdo ditë në ekranin e Report Tv në “Rreze Dielli” si po shkon ky sezon?
Katerina Trungu: Jam shumë e kënaqur që prezantoj për publikun një program të dashur, veçanërisht për amvisat. Gjithçka po shkon mirë, ka intensitet, dinamikë, por kur rezultati është i pëlqyer dhe publiku ka dëshirë të të ndjekë, ia ke arritur dhe lodhja zbehet krejtesisht.
Është e lodhshme të jesh çdo ditë në ekran?
Katerina Trungu: Mua më pëlqen shumë transmetimi direkt. Ka tjetër energji, përfshihesh totalisht dhe jep maksimumin tënd. E shijoj çdo ditë me të gjitha ngjyrat që ka. Po prezantoj një program që e dëshiroja që prej fillimeve të mia në këtë profesion, ndaj adrenalina e përditshme e bën këtë punë të mos quhet e tillë.
Cili ka qënë personazhi më i dashur që ti ke intervistuar gjatë këtij sezoni në “Rreze Dielli”?
Katerina Trungu: Ka shumë personazhe që më kanë kënaqur, mësuar gjëra të bukura. Këtë sezon ne jemi fokusuar tek historitë njerëzore, tek emocionet reale të njerëzve të zakonshëm. Ne frymezohemi prej tyre. Mund të veçoj zonjën Violeta, një grua që gjithmonë mbante kapele, por më tepër se kaq historia e saj të mbërthente pasi ishte një histori shprese dhe force. Ajo jetonte prej mbi 20 vitesh në kabinë elektrike, por në asnjë moment nuk e kishte lënë fatit e hidhur t’ia hidhëronte ditët. Ajo gjente ëmbëlsi dhe sheqeroste gjithçka që prekte. Mësuam shumë prej saj. Thuajse të tilla emocione të forta dhe leksione të tilla kemi marrë nga një pjesë e mirë e personazheve tanë.
Po më i vështiri?
Pak vështirësi ndjen gjithmonë, thënë kjo në sensin që intervista në fund duhet të jetë e mirë, e këndshme për t’u dëgjuar dhe i intervistuari të mbetet i kënaqur. Ndaj puna e bërë për secilin në mënyrë që gjithçka të shkojë mbarë, ka një fije vështirësi. Por kurrsesi vështirësia nuk ka qëndruar të vetë personi i ftuar. I falenderoj të gjithë që me shumë dashamirësi kanë qënë pjesë e programit.
Sa vite ke në ekran si moderatore?
Katerina Trungu: Po bëhen 11 vjet. Kam nisur në Radio Tirana, më tej kam vijuar me eksperienca të tjera si zë zyrtar i dy radiove dhe një kompanie të njohur shitjesh televizive. Për një tjetër të këtij lloji isha dhe prezantuese. Më pas kam prezantuar një programi showbizi në platformën ‘Tring’ dhe tani kam vazhduar me Report tv.
Ke filluar punë 17 vjeçe në radio besoj është dashuria jote e parë?
Katerina Trungu: Ajo është dashuria ime e parë dhe që e dua ende pafund. Do të kthehesha me shumë dëshirë në dyert e radios sa për një program. Radio është shkollë, sidomos Radio Tirana. Aty mëson, zhdërvjelltëson të folurit, fiton elokuencë dhe besim në këtë profesion. Pa radion, nuk mund të bëhesh prezantuese.
Ku ndihet më mirë Katerina në televizion apo në radio?
Katerina Trungu: Të dyja më përmbushin. E dua radion për të stërvitur veten, por pa televizionin nuk rri dot. Mes të dyjave do të zgjidhja padyshim televizionin.
Pse vendose ta lësh radion për ekranin?
Katerina Trungu: Ekrani të jep më shumë në çdo aspekt. Si në aspektin monetar, edhe në atë të njohjes, famës. Unë e doja televizionin dhe radion e nisa për të qenë e përgatitur. Ndaj mendimin që pa radio, nuk bëhesh dot moderatore. Unë nuk jam modele, jam prezantuese që flas me publikun dhe dua t’i drejtohem atij me fjalë të qarta, me logjikë.
Ku ndyshon puna në radio nga ajo e televizionit?
Katerina Trungu: Radio është e bukur sepse është diçka që duket si private por të dëgjojnë mijëra veshë. Ndërsa televizionit i jep edhe pamjen dhe ti flet me publikun si Katerina në rastin tim. Nuk je thjesht një zë që bën për vete, por edhe më shumë, ti je një njeri që po i flet miqve të tu siç është teleshikuesi.
Unë di që ti ke dhe një faqe që quhet ‘Balonat’, na trego diçka më shumë për të?
Katerina Trungu: ‘Balona’ është një faqe dedikuar për fëmijë dhe prindër me informacione, kuriozitete, receta, lojëra etj. Kur linda djalin tim më erdhi kjo ide. Mëmësia më lidhi me gjëra që kanë të bëjnë me fëmijët dhe mendova të bëj diçka dhe unë në këtë fushë. Kam sjellë edhe këngë për fëmijë siç është “kërce me ne”, video receta me Natalinë, video crafting me Gesionën dhe shumë shpejt do sjellim projekte që për shkak të pandemisë na mbeten pezull.
Di që ke lindur në Greqi përse vendose të kthehesh në Shqipëri?
Katerina Trungu: Ishte vendimi i prindërve pasi unë isha vetëm 8 vjeç, por besoj shumë tek fjalët “gjërat ndodhin për një arsye”. Ndaj dhe fati më solli në Shqipëri. Ndoshta ky është vendi për të bërë realitet dëshirat e mia dhe për t’u realizuar si njeri.
Sa të vështirë e ke pasur të ambjentohesh me vendin këtu kur je kthyer në Shqipëri?
Katerina Trungu: Ka qenë pak e vështirë. Njerëzit janë ndryshe, fëmijët, më saktë. Do të doja që të ishin më të çiltër. Jetojmë në shoqëri që ka shumë konkurrencë, të ndershme ose jo është diskutim tjetër. Por kjo gara apo mungesa e barazisë në disa gjëra ndoshta dhe bazike, shfaqet dhe tek fëmijët.
Duke qenë nënë, si ja del ta menaxhosh kohën midis familjes dhe punës?
Katerina Trungu: Kam ndihmë. Jam shumë e ngarkur por edhe diçka që e kam kërkuar vetë. Megjithatë asgjë nuk do të bëja pa ndihmën e bashkëshortit, familjes së tij dhe familjes sime.
Cilat janë projektet e Katerinës?
Katerina Trungu: Projektet e mia janë mbarëvajtja e programit që kam përsipër dhe shumë gjëra të bukura për ‘Balonat’. Fëmijët shqiptarë meritojnë shumë dhe u mungon argëtimi shqip.
Cilat janë pasinon e Katit?
Katerina Trungu: Më lër të bëj shopping dhe jam njeriu më i lumtur në botë.
Çfarë nuk fal Kati?
Katerina Trungu: I dua njerëzit afër meje të sinqertë. Nuk fal as ata që duan të përfitojnë nga mirësia, puna, edukata ime. Jam shumë e pastër dhe nuk e zbukuroj me zor diçka. Shpesh sjellja ime e urtë dhe mirëkuptuese është marrë si dobësi. Nuk e duroj dot këtë. Vjen një moment që lë gjithçka vetëm për respek.
Çfarë adhuron në miqësi dhe a mendon se ekziston miqësia e vërtetë?
Katerina Trungu: Miqësi e vërtetë është kur ti, veç momenteve argëtuese, të gëzueshme, e ke këtë person pranë edhe në nevojë. Unë nuk jam tipi i telefonit për të kaluar kohën apo të dalurit në kafe çdo ditë. Mund të të mendoj 100 herë në ditë dhe mos të të shkruaj.
Por kur te jesh në hall, unë do mundohem pafund të të ndihmoj. Kjo është miqësi. Jo të për harxhuar minutat e ofertës.
Jemi prag sezoni veror, a ke menduar për pushimet?
Katerina Trungu: Jemi duke menduar. Duhet të jetë edhe këtë vit një opsion i përshtatshëm për djalin dhe të jemi sa më komod të tre.
Si e përjetove situatën e pandemis në karantinë?
Katerina Trungu: Ne ia kaluam mirë. Ishim të tre bashkë dhe kaq na duhet për të qenë mirë. Na munguan gjyshërit shumë, por me besimin që do mbaronte dhe ky sforcim i paimagjinuar, i kaluam bukur ditët. Kemi gatuar, luajtur, kënduar e kërcyer.
Nga çfarë ka frikë Kati?
Katerina Trungu: Nga vdekja. E vetmja gjë që nuk kam ç’t’i bëj dhe që është e sigurt që do të ndodh.
https://www.news-club.com/katerina-trungu-e-shijoj-cdo-dit…/