LE TEMPS, 1919/DEKLARATA E MEHMET KONICËS PARA PËRFAQËSUESVE TË SHTYPIT ITALIAN NË ROMË: JA ÇFARË DO TË KËRKOJMË NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS?
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Gusht 2020.
“Le Temps” ka botuar, të martën e 4 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mehmet Konicës në Romë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Çështja shqiptare
Mehmet Konica, ministri i jashtëm i qeverisë së përkohshme shqiptare (delegat i punëve të jashtme), sapo ka mbërritur në Romë me një delegacion shqiptar, të cilët janë nisur për në Paris.
I intervistuar nga përfaqësuesit e shtypit italian, Mehmet Konica tha:
“Integriteti dhe pavarësia e gjithë Shqipërisë, kjo është tema mbi të cilën do të zhvillojmë kërkesat që do të paraqesim në Konferencën e Paqes”.
Please follow and like us: