Albspirit

Media/News/Publishing

Olivia e Hollivudit rroi sa deshi vetë, vdes 104 vjeç

Një ikonë e kinematografisë botërore është ndarë nga jeta. Aktorja e dhjetëra filmave në Hollywood Olivia de Havilland ndërroi jetë për shkaqe natyrale në moshën 104 vjeçare. Edhe pse karrierën e saj e ndërtoi në SHBA për të jetuar aktorja kishte përzgjedhur Francën. Olivia Mary de Havilland lindi në Tokio në 1916 dhe më pas u transferua në Kaliforni bashkë me familjen e saj. Për 50 vjet ajo interpretoi role nga më të ndryshmet, ku vëmendje mori me “Gone With the Wind”, apo “Ëndrra e një nate vere”. Olivia fitoi dy çmime Academy Award si aktorja më e mirë, si dhe u nominua 5 herë për çmimin Oscar.

Please follow and like us: