Pitagora: NË BRIGJET E BOSFORIT
Tutje, në brigjet e Bosforit,
dëgjohet vaji i Kristoforit,
Mehmeti pranë, e ngushëllon,
pi një gotë verë dhe nis këndon.
Unë mysliman, ti i krishterë,
në një kazan valojmë të tërë,
unë kam Allahun, ti Jesunë,
siç vuan ti, rënkoj dhe unë.
Më një gotë verë, pak dashuri,
siç dehem unë, dehu dhe ti,
merr pak meze, avash – avash,
të kam vëlla, jemi kardashë.
Unë mysliman, ti i krishterë,
në një kazan valojmë të tërë,
unë kam Allahun, ti Jesunë,
siç vuan ti, rënkoj dhe unë.
Shqipëroi: Arqile Garo, gusht 2020.
Please follow and like us: