SI SHIHET ATDHEU NGA LARG
Elizabeta Vrato, stërmbesa e Hajredin Beu Cakrani-, i cili mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912) /
Skender KARAÇICA
Në Çikago ishte hapë lajmi se Elizabeta Vrato, intelektuale e botës Amerikane Universitare, e diplomuar ne e NYU dhe ka magjistruar në Shkencat Politiken në Universitetin LaSale në Filadelfia. Një vajzë e re dhe e shkolluar në të gjitha nivelet universitare në Amerikë (drejtësi) dhe aktiviste e dalluar në Fondacionin Bill Klinton, ka folur me gjuhën e krenarisë së është me prejardhje të gjakut shqiptar dhe mbesa e Hajredin beu Cakrani (Fier-Berat) cili në vitin (28 nëntor 1912) qëndroi në krah të Ismail Qemalit në aktin më të lartë të historisë të shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesin e 83 delegatëve që morrën pjesë në Vlorën historike, Hajredin Beu Cakrani, nënshkrimi i të cilit edhe sot e kësaj dite qëndron në dokumentin më të renësishëm Shqiptar, i shënjuar me shumë modesti me shkronjën “H”.
Familja Cakrani ishte familja fisnike e dinastisë shqiptare,që në kronikat e kohës thuhet se e shkriu tërë pasurinë për çështjen e Shqipërisë të atdheut të shqiptarëve në Ballkan. Stërgjyshi i Elizabetaës ishte mik i afërt me Sami Frashërin në Stamboll, njeriun shqiptar dhe intelektuali i kohës që bëri reforma në Perandorinë Osmane dhe ishte një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare dhe për Shqipërinë, ku përmes librave të botuara ai i dërgonte përmes Hajredin beu Cakrani për brezat shqiptarë dhe për Shqipërinë.
Për historinë dhe fatin e njerëzve që ikin nga atdheu, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ndër të tjera thekson se në shkrimet e shenjta, sidomos në fillimet e (Bibles e të Besëlidhjes) dëshmohet ky synim,me renditjen e emrave e të jetëshkrimit të shkurtër të përsonazheve të kohës. Në poezitë popullore të disa vendeve, e sidomos në atë shqiptare,thotë Kadare, takohet shpesh e njëjta dëndësi emrash e fatesh të qindra njerëzve. Tutje, shkrimtari ynë thekson se në Muzeun e Holokaustit të hebrenjve në Jeruzalem, në pjesën kushtuar fëmijve, brenda një sfere të errët që mishëron hapësirën e gjithësisë, dëgjohen ditë e natë, pambarimisht emrat e dhjetëra mijëra fëmijve hebrenj të vrarë nga të gjitha vendet e nga të gjithë popujt.
Po kështu është fati i familjes shqiptare Cakrani nga Berati, që jeta dhe regjimet pushtuese dhe së voni edhe komunizimi në Shqipëri me veshjen ideologjike të bolshevizimit përmes së cilit atdheun i jepnin dimenzionin me përmasën e Rusisë. Këtu familja e të parëve të Elizabetaa Vrato, trualli shqiptar Cakrani i tha orëve të liga të kohës së këtu është Shqipëria dhe nuk bëhet tjetër. E reja me gjak shqiptar në Çikago ka marrë mbi vete detyrën dhe amanetin e të parëve për ripërtritjen të vizionit për Atdheun Shqiptar dhe për Shqipërinë ashtu si e dëshiruan familja fisnike dhe e dinastisë Cakrani. Shkeputja nga atdheu, ikja pa kthim, ka patur gjithmonë, por në historinë shqiptare, ikja e shekullit XV në prag të natës otomane ka lënë gjurmë të pashlyeshme të arbëreshët e Italisë, ndërsa në ketë rrugëtim të Elizabetaës, dëshiron që e tërë kjo të bëhet rrezatim i pasionit të saj në brigjet e këtij atdheu që e ka emrin Shqipëri.
Përkundër ligjeve të pandemisë së virusit korona,një takim pune me mikun e shqiptarëve Daniel Shure, profesor Gazmend Kapllani (Katedra Albanologjike), Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica (SHSHA) në Çikago, ndër të tjera biseda mori kureshtjen tonë për Elizabeta Vrato, mbesa e familjes Cakrani në Berat dhe tërë historia në krah të Shqipërisë. Dhe në këto çaste derisa bisdohej për mbesën shqiptare, mendja me shkoi tek poeti Jeronim de Rada, i cili për diasporën përdorte fjalët ‘gjak i shprishur’. Duke dendësuar dramacitetin e fjalës, poeti i madh tregoi se ishte ai vetë bir i diasporës dhe i dhimbjes së saj.Por mbesa shqiptare me gjakun e freskët është bërë sy e vesh të di sa më shumë për Shqipërinë e të parëve të saj dhe të familjes nderi i kombit Cakrani…! Një ditë,mbesa shqiptare do të niset për Shqipëri dhe në Berat do të marrë frymë shqip dhe të shohë nga afër tokën atërore dhe krenare që është bartëse e krenarisë së familjes Cakrani.
Në dokumentet arkivore thuhet se formacionet ushtarake gjermane nazi-fashiste i janë drejtuar qeverisë së kohës në Tiranë që të dorëzojnë hebrejtë, por ata i kanë refuzuar dhe patën vendosur që t’i mbajnë në familjet e tyre. Kjo meritë i takon Kadri Cakrani (Balli Kombëtar) cili pos tjerash për hebrejtë ua siguroj edhe pasaportat shqiptare që të depertojnë në vendet tjere në botë dhe Amerikë.– Nje nga burimet e informacionit: http://www.thecounselorsbook.com/about-the-author/