Ali Sami Frashëri, themelues i Klubit Sportiv ‘Galatasaray’
Në këmbë: Adnan, Milo Bakiq, Ali Sami (themelues), Ahmet Robenson, Asim Tevfik, Emin Bülent, Hamit dhe Fuat.
Ali Sami Frashëri (20 maj 1886 – 29 korrik 1951), i njohur si Ali Sami Jen (turqisht: Ali Sami Yen), ishte një zyrtar sportiv turk me origjinë shqiptare, i shuqar si themeluesi i Klubit Sportiv “Galatasaray”. Është i biri i Sami Frashërit, njëri nga shkrimtarët, filozofët dhe dramaturgët më të shquar shqiptarë. Mbiemerin “Jen” (tur. Yen), që do të thotë “fitore” në gjuhën turke, e morri pas miratimit të ligjit turk mbi mbiemrat familjarë në vitin 1934.
Ali Sami Yen në vitin 1905 krijoi klubin futbollistik dhe ishte president i parë për 13 vjet rresht, nga 1905-1918. Dhe përsëri për pak kohë në vitin 1925. Ishte trajner i parë i ekipit të futbollit në mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Rumanisë.
Ali Sami Yen jetoi deri më 29 korrik vitin 1951 dhe u varros në varrezat Feriköy.
Për hir të tij i cili ishte themelues dhe president i Galatasaray Sports Club, stadiumi i këtij klubi i cili gjendet në Seyrantepe të Stambollit me një kapacitet prej 52 000 shikuesish mban emrin e tij që prej vitit 1964.