Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Të sëmurët me Covid-19 t’i marrin barnat falas

 

Për hir të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve pasi menaxhimi i pandemisë tashmë është shndërruar në një gjendje katastrofike e për këtë gjendje flasin faktet, numri i ulët i testimeve, rritje të pandalshme të numrit të rasteve, raste njëqind fish me ato të dhëna zyrtare që jep Rilindja propagandistike dhe rastet e reja e vdekjet më të larta në Europë në numër për 1 milion banorë.

Spitalet Covid janë tejmbushur me pacientë të kësaj sëmundjeje dhe të dyshur në gjendje të rëndë.

Qytetarët po lihen në mëshirë të fatit.

Thuhet që mjeku I familjes të trajtojë e ndjekë pacientët covid sipas stadeve të sëmundjes.

Por a kanë mundësi qytetarët në këtë kohë krize dhe vështirësie të blejnë medikamentet?

Asnjë nga skemat që përdor mjeku i familjes për trajtim nuk është në rimbursim!

Ministria e Shëndetësisë duhet të përfshijë urgjent në listën me rimbursim të plotë të gjitha medikamentet që përshkruan në udhëzim për mjekun e familjes dhe menaxhimin e situatës sipas gjendjes së secilit pacient!

Me mijëra qytetarë po e kalojnë në shtëpi pa ju bërë as tamponi atyre dhe të afërmve. Po blejnë gjithçka vetë me një kosto të lartë për ta dhe familjet e tyre.

I bëj apel Ministres së Shëndetësisë edhe si kryetare e këshillit administrativ të FONDIT të mblidhet urgjent dhe të nxjerrë udhëzimet përkatëse për këto barna që qytetarët t’i marrin falas

Please follow and like us: