Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: Sulme kibernetike ndaj faqes në internet të MEK

Dështojnë përpjekjet e regjimit iranian për ta heshtur zërin e rezistencës

Mbrëmjen e së dielës, më 10 gusht, faqja zyrtare në internet e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) u sulmua në mënyrë të vazhdueshme nga ushtria kibernetike e regjimit klerikal duke filluar nga ora 10:50 e mbrëmjes, CEST. Këto sulme të egra, që vazhdojnë edhe sot, janë zmbrapsur dhe përpjekja e dëshpëruar kibernetike e mullahëve për të bllokuar aksesin e përdoruesve në faqen e Mojahedin-e Khalq ka dështuar.

Regjimi klerikal i kryen sulmet e tij kibernetike duke përdorur qindra IP dhe server-a për të bërë një sulm DDoS me në shënjestër faqen e MEK. Në këto sulme, me referenca masive e artificiale, ushtria kibernetike e IRGC-së dhe e ministrisë së inteligjencës të regjimit klerikal është përpjekur t’i saturojë server-at e faqes së MEK dhe ta bëjë atë të paaksesueshme nga përdoruesit. Një përpjekje që u bllokua nga ‘firewalls’ të server-it dhe nuk pati asnjë problem në aksesimin e faqes.

Please follow and like us: