Safo: Ti erdhe prapë!
Më në fund
Ti erdhe prapë.
Dhe bëre mirë që erdhe,
Sepse digjesha nga dëshira.
Më hodhe një flakadan në zemër
Dhe i dhè hov flakës së dashurisë.
O qofsh e bekuar, e bekuar, e bekuar,
Ti që erdhe prapë,
Sepse të ndarë lëngonim!
Shqipëroi Perikli Jorgoni.
Please follow and like us: