Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Një gabim diplomatik i Kosovës!

Kosova po bën gabim të rëndë diplomatik, duke pranuar të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel me përfaqësuesin serb të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, sepse ligjëron statusin e saj si krahinë, që po bisedon me governatorin e caktuar serb të Kosovës. Ajo mund të ulet me çdo ministër të qeverisë serbe për bisedime në Bruksel, por kurrsesi me një përfaqësues të “Zyrës” provokative koloniale serbe për Kosovën. Kjo nuk është vetëm simbolikë, por mbrojtje e shtetësisë së Kosovës.
Për reciprocitet qeveria e Kosovës prej kohësh duhet të kishte krijuar në kabinetin e saj “Zyrën e territoreve shqiptare në Serbi”.

Please follow and like us: