Albspirit

Media/News/Publishing

Ky është Samueli, 10-vjeçari që humbi jetën sot në Kakavijë teksa priste në radhë me familjen

Personi që shikoni në foto është Samuel Ndoj, 10-vjeçari që u përplas për vdekje në Kakavijë, katër ditë pasi priste në radhë kilometrike, që të kalonte kufirin për të shkuar në Greqi. I vogli, pati fatin e keq që teksa qëndronte në hije me të ëmën pranë pikës kufitare në Kakavijë, ku radha ka kapur 25 kilometra, të përplasej nga ambulanca. Kjo goditje i mori jetën dhe i preu ëndrrat që kishte thurur bashkë me familjen e tij, për të ndërtuar në shtetin fqinj. Samueli do të udhëtonte me dy prindërit dhe të vëllanë për në Greqi. Dëshmitarë të ngjarjes, treguan se si 10-vjeçari ishte vrarë para syve të tyre, ndërsa nëna e të voglit kishte humbur ndjenjat. Aksidenti i rëndë ndodhi dje paradite dhe sipas dëshmitarëve, ambulanca ka qenë bosh dhe më shpejtësi.

Please follow and like us: