Ali Asllani: ZONJA LU
Një ditë dola për shëtitje, afër udhës në varreza
Pashë një zonjë me shumë habitje,
veshur krejt me rrob’ të bardhë, duke i bere veri një varri.
Që t’i bësh veri një varri është punë e një të marri…
Iu afrova..
Një flori, mrekulli, një bukuri…
Dorë e saja vente-vinte, bën veri e bën veri…
E un’ tepër i çuditur i them zonjës të më falë
dhe si gjysmë ngushëllimi pëshpërita dy- tre fjalë
Dhe iu luta të më thoshte ‘i kujt është ky varr i ri
Varr i freskët e i njomë e përse i bën veri’?
Zonja kuqet e stërkuqet, bën të thotë e nuk më thotë,
Nuk më thotë asnjë përgjigje, lutja ime vajti kot.
Rrobe e bardhë që kish veshur, më tregoi se mbante zi
Sado heshti buzë e kuqe, foli syri saj i zi!
‘Lem të lutem…’ dhe vazhdoi përsëri e përsëri…
Dorë e saj nuk kish të lodhur:
bën veri e bën veri…
Nuk më ikej nga meraku,
po kur shoh se aty afër po ma bën me dorë nje grua
Ajo ish një plakë e varfër, më thotë:
eja e di unë, të rrefej se ç’janë ata,
atë varr e atë grua në me jep disa para!
Edhe unë more zotëri, me këto paratë e tua,
shkoj e blej nje nuskë nga prifti, të më zgjatet jeta mua
Pse në vendin ton’ të dashur, me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet, rrofte magjia e priftërinjve!
Tash ajo që pyesni ju,
është zonjë e një poeti edhe quhet zonja Lu.
Varri është i të shoqit, ish poet i madh i vendit
që peshohej këngë e tija me dërheme të argjendit!
Bur e grua mish e thua, çift i ëmbël, çift me shije
çift o çift që ska të dytë, si dy kokërra qershije.
Një ditë burri u sëmur, dy plevite në një vend
Nje sëmundje shumë e rëndë, Zonja Lu u prish nga mendtë
Dhe i thotë burrit të saj: Nëse mbyllen sytë e tu
unë veten do ta vras
Dhe bej be që, atë çast më ke pranë e më ke pas…
Ti ma bëre shtratin tim kryefron të dashurisë
dhe unë varrin tënd do ta bëj shtratin tim të nusërisë.
-Jo, të lutem-i thotë burri, shumë të lutem mos e bëj!
-Mirë at’here, unë do mbetem gjithë jetën një e ve…
-Jo, të lutem, Luja ime, mos e bëj dhe këtë be!
-Si pra unë të duroj në më zentë kjo rrebe?
Pra të paktën do të mbyllem dhe do rreshkem disa vjet…
-Jo, të lutem Luja ime, është e shkurtër jetë e shkretë.
Vetëm prit e ki durim sa të thahet varri im.
Tash poeti ra e fjeti. Ra e fjet’ për mot e jetë
Gjëmë e madhe që e gjeti…
Zonja Lu thërret bërtet me oi e me oi
Per atë që bënej fli, një minutë e dy vili!
Ç’më gjet mua, ç’më gjet mua
Ulurin e zeza grua, u plagos, u shkatërrua
U plagos e u gjakos me biçakun e fildishtë
Fije-fije bëri flokët, cope-copë i bëri mishtë.
Pas dy ditëve vjen një djalë, një djalosh një bukurosh
E i thotë zonjës Lu: ‘Ti shëndoshë e unë shëndoshë!
Ti e unë një çift i ëmbël, çift i bukur, çift me shije
Çift, o çift që s’ka të dytë, si dy kokërra qershije’.
Mirpo zonja është besnike, ka dhënë fjalën, ka bërë be
Sa të thahet varri i burrit, doemos do rrijë e ve
Meqe varri është i freskët, është i njomë e është i ri
Që të thahet shpejt e shpejt, Zonja Lu i bën veri!