Albspirit

Media/News/Publishing

Këlcyra në zi/Ndahet nga jeta Hazbi Kasaj, që premtoi në fushatë se do tridhte meshkujt që përdhunonin femrat

Ish-kandidati për kryebashkiak në Bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj ka ndërruar sot jetë. Ai kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e Partisë së Emigracionit. Kasaj u bë i njohur për publikun për deklaratat e tij të pazakonta në media. Ai premtoi se nëse do të zgjidhej në krye të bashkisë do të legalizonte hapjen e shtëpive publike dhe kanabisin në Këlcyrë. Kasaj shprehej se do të implementonte teknologji të reja në bashkinë e tij si përshembull shpërndarjen e qumshtit me dronë. Ai propozoi gjithashtu edhe dënime për ata që kryejnë abuzime seksuale. “Të gjithë ata meshkujt që zënë femër me forcë, unë propozoj që të dalë ligji dhe t’u pritet deri në kërcell”, tha ai në një dalje televizive. Por ajo për të cilën u bë më i njohur kandidati i pazakontë ishin mallkimet për votuesit. “Ju rëntë kanceri në grykë kush nuk më voton mua”, tha ai në 2001 kur kandidonte për herë të parë në Këlcyrë. Pasi nuk fitoi në zgjedhjet e 30 qershorit ai tha në media: Kjo farë e keqe mos u shoftë më në qytetin e Këlcyrës pasi janë më shumë budallenj dhe më pak të mençur.

Please follow and like us: