Më në fund pranohet shtimi i tamponëve për të parandaluar përhapjen e Covid-19
Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për të përballuar fatkeqësi si pandemia nga coronavirusi “me forcat e veta”, dhe aq më tepër, me strategji të sajën. Kjo vlen dhe për shumë vende të tjera edhe të mëdha. Në këto raste janë udhërrëfyese Udhëzimet dhe protokollet e OBSH si dhe përvoja për këtë rast e vendeve shumë të zhvilluara si ekonomikisht ashtu dhe në aspektin e shëndetësisë.
Duhet pranuar se ne, si në kohën e parë, ndoqëm një “rrugë specifike” shqiptare për kufizimin e krijimit të vatrave dhe përhapjes së infeksionit, atë të numrit të vogël të tamponëve dhe të testeve sierologjike për antikorpet, me idenë që do bëheshim shembull për të tjerët. U tha dje nga Ministrja e Shëndetësisë se do të shtohet dy herë numri i tamponëve, çka është tërthorazi pohimi se nuk janë bërë aq sa duhet, për të ndjekur përhapjen e infektimit, që të merren masat e duhura për kufizimin e rritjes eksponenciale të tij. Është jashtë çdo dyshimi që nuk janë bërë, në përputhje me udhëzimet e protokollet, kontrolle të plota të kontakteve të të infektuarve as në familje e jashtë saj e as në qendrat e punës (për këtë ka pas dëshmi publike). Kur thuhet se rezultuan të infektuar 11 policë në burgun e Rrogozhinës, nuk ka dyshim që një prej tyre është shkaku e duhesh të kontrollohej një rreth më i gjerë personash, për të bllokuar përhapjen e mëtejshme nga kjo vatër.
Qysh në fillim të pandemisë u pa qartë synimi i shteteve kryesore për kryerjen e tamponëve për të gjurmuar të infektuarit e vendosjen e tyre në karantinë, shtrimin ne spitale apo në shtëpi. Në këto raste dora dorës u hartuan dhe protokollet më efikase e të detyrueshme, duke mundësuar kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe pasojat e tij. Njëherazi u vijua me një numër më të madh testesh për antikorpet
Mbyllja pruri një kufizim pozitiv, por dhe atëherë numri i tamponëve ishte i vogël. Këtë e kemi shprehur në një shkrim tonin qysh më 19 prill kur ishin kryer 5542 tamponë çka e kemi quajtur “një shifër indiferente në se e krahasojmë me atë të vendeve të tjera dhe aspak sipas Udhëzimeve të OBSH”. Në atë shkrim theksonim se Italia kryen 50-60 mijë tamponë në ditë, dhe shënonim se ne jemi 21 herë më të vegjël në numër popullsie me të d.m.th. do të duheshin 2000-3000 të tilla në ditë së paku se shtimi i tamponëve deri në treguesin 5% do të sillte të tjera shifra dhe “hapja” do të ishte me më pak probleme. Më vonë e kemi quajtur këtë shtim të tamponëve dhe testeve sierologjike të domosdoshëm dhe po aq të detyrueshëm sa mbajtja e maskave, distancimi e masat e tjera që rekomandoheshin.
Në një shkrim të para dy javëve (respublica.al 5.08.20) e rimorëm këtë problem sepse prej në muaji kishte një rritje të ndjeshme të shifrave (që deklaronte shteti) të të infektuarve. Në të këmbëngulëm sërish që raporti të infektuar/tamponë nuk duhej të ishte më i madh se 5%, sepse në të kundërt do të tregonte që nuk ndiqen të gjitha kontaktet e të infektuarve, pra pandemia është jashtë kontrollit. Prej asaj kohe gjendja vazhdon të përkeqësohet dhe sot kemi 158 të infektuar e dy të vdekur, janë kryer 864 teste d.m.th. 18.3% shumë mbi 5% e kërkuar. Duhet gjithashtu më tepër informacion mbi gjendjen reale dhe kapacitetet e strukturave që po merren me këtë luftë, masat që duhen marr plus si për shtimin e personelit, pajisjen e spitaleve, ashtu dhe ngritjen e laboratorëve të tjerë për të përballuar nevojat që kërkohen. Gjithashtu mungon informacioni përditshëm për numrin dhe trajtimin dhe ndihmën e të shtruarve në shtëpi e si ndiqen nga mjeku i familjes. Dhe kjo sa më parë e krahas masave të tjera nga qytetarët dhe sipërmarrja (përdorimi i detyrueshëm i maskave distancimi, larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi i vendeve të punës dhe kontrolli rigoroz nga shteti për këto masa).
Mendoj se ka pak vlerë se kur u tha e kush e tha nevojën për më shumë tamponë, sepse askush nuk po flet mbështetur në rezultate të kërkimeve të tija apo të përvojës së tij, por nga sa informohet me rrugë të ndryshme. Kuptohet që janë specialistët e Komisioni përkatës ata që i hetojnë çfarë themi ne (unë personalisht jam i bindur që ata janë të informuar më mirë dhe përpara nesh).Unë, si dhe të tjerët, jemi nisur përgjithësisht me qëllim të mirë e përherë me mirënjohje për punën e vështirë e me vetëmohim të të gjithë personelit mjekësor të angazhuar në këtë betejë.
Njohja me përmasat e vërteta të shtrirjes së pandemisë mundëson zvogëlimin e pasojave dhe kufizon përhapjen e saj në këtë fazë të hapjes duke mundësuar punën rimëkëmbëse në ekonomi dhe mbi të gjitha lehtësimin e lëvizjes së shqiptarëve, sidomos të atyre që janë në emigracion, e që janë bllokuar apo nuk pranohen lehtësisht në vendin ku janë të punësuar. Është një bllokim aspak i dëshiruar, që sigurisht vjen dhe nga interpretimi i të dhënave të organeve kompetente.
Mund të na bëhet vërejtja se ky numër testimesh (tamponë e teste sierologjike) kërkon mjete të shumta financiare, ekip të kualifikuar e pajisje të shumta, e që kërkon pra investim jo të vogël. Ne po kërkojmë diçka të domosdoshme dhe që pati kohë për tu kryer (katër muaj). Sa për fondet di që BE dhe miq të tjerë kanë dhënë dhjetëra miliona Euro. Duhesh të përdoreshin për këtë qëllim e pa mohuar fondet e nevojshme e duke kërkuar ndihmë e ekspertizë nga vendet pranë. Gjendja ekonomike e vendit dhe parashikimi për thellimin e krizës në muajt e ardhshëm nuk tolerojnë një mbyllje të dytë, qoftë dhe të pjesshme. Kjo është arsyeja që po vazhdoj të këmbëngul në nevojën e një ndryshimi.
Shëndeti në radhë të parë… por dhe krizës ekonomike i duhet dalë përpara.

Tiranë 19 gusht 2020.
respublica.alhttp://www.respublica.al/2020/08/19/m%C3%AB-n%C3%AB-fund-pranohet-shtimi-i-tampon%C3%ABve-p%C3%ABr-t%C3%AB-parandaluar-p%C3%ABrhapjen-e-covid-19

http://www.respublica.al/ameksi-mbi-gjendjen-aktuale-t%C3%AB-pandemis%C3%AB
Please follow and like us: