Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova për herë të parë mund të dërgojë përfaqësues të MPJ-së në DASH

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se Kosova për herë të parë në historinë politike do të mundë të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Këtë ma konfirmoi gjatë takimit zëvendësndihmëssekretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer”.

“Koordinimi i ngushtë i politikës sonë të jashtme me SHBA-në dhe profesionalizimi i Shërbimit të Jashtëm sipas praktikave më të larta ndërkombëtare e diplomatike mbetet përkushtim i përbashkët yni”.

Diskutuam me z. Palmerin edhe dialogun me Serbinë, ku bashkë me ministrin e Drejtësisë Selim Selimin theksuam se vetëm nën lidershipin amerikan dialogu do të ketë dinamikën dhe qartësinë e duhur për t’u përmbyllur me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”./zeri/

Please follow and like us: