Në qeverinë e re të Zaev me 19 ministra, 8 prej tyre janë shqiptarë; do kenë tremujorin e fundit të mandatit edhe kryeministrin
Përbërja qeveritare e Zoran Zaev tashmë është e kompletuar. Bëhet fjalë për 19 ministra që vijnë nga radhët e LSDM, BDI, Lëvizja BESA, PDSH. Kjo qeveri do të jetë me 7 ministra më pak se Qeveria e kaluar. Shumica e re parlamentare numëron 62 deputetë, ndërsa finalizimi i koalicionit midis dy partive më të mëdha LSDM dhe BDI i hapi rrugë votimit të qeverisë së re që do të udhëhiqet nga kryetari socialdemokrat, Zoran Zaev. Shqiptarët kanë në këtë kabinet 8 ministra, përfshi edhe një zëvendëskryeministër.
Qeveria e re me mandat 3 vjet e 9 muaj (tremuajshi i fundit kryeministri i kalon BDI)
- Kryeministër – Zoran Zaev
- Ministria e Mbrojtjes – Radmilla Shekerinska (LSDM)
- Ministria e Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski (LSDM)
- Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani (BDI)
- Ministria e Financave – Fatmir Besimi (BDI)
- Ministria e Shëndetësisë – Venko Filipçe (LSDM)
- Ministria e Drejtësisë – Bojan Mariçiq (LSDM)
- Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj Boçvarski (LSDM)
- Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi (BDI)
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Arjanit Hoxha (Lëvizja BESA)
- Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – ? (BDI)
- Ministria e Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahpanska (LSDM)
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Milla Carovska (LSDM)
- Ministria e Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski (PLD)
- Ministria e Kulturës – Irena Stefkovska (LSDM)
- Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini (BDI)
- Ministria për Sistem Politik – Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi (BDI)
- Sekretariati për Çështje Evropiane zv/kryeministër – Nikolla Dimitrov (LSDM)
- Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi (LSDM)
- Zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit – Lupço Nikollovski (LSDM). (INA)
Please follow and like us: