Albspirit

Media/News/Publishing

PARIS PRESSE (1968): BEKIM FEHMIU DO TË LUAJË ROLIN E DIMPLOMATIT PLAYBOY PORFIRIO RUBIROSA, I CILI VDIQ TRAGJIKISHT NË KORRIK TË 1965

Nga Aurenc Bebja*, Francë – … Gusht 2020

 

“Paris-presse” ka botuar, të dielën e 3 marsit 1968, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me rolin e ri që do të luante asokohe Bekim Fehmiu në kinema, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Jeta e Rubirosas bëhet film me Bekim Fehmiun, yllin e “Ciganëve të lumtur”

Jeta e diplomatit të njohur playboy Porfirio Rubirosa, i cili u vra në një aksident automobilistik në korrik të 1965, do të bëhet film i realizuar nga Lewis Gilbert (regjisori i “Jetojmë vetëm dy herë”, i fundit i James Bond-it).

 Bekim Fehmiu, ylli i “Madje, kam takuar ciganë të lumtur” dhe i krahasuar si “Belmondo jugosllav”, do të luajë rolin e Rubirosa-s.

 Skenari është i Jean Anouilh, bazuar në një roman të Harold Robbins me titull “The aventurers – Aventurierët”.

 Charles Aznavour, Jean Sorel, Mireille Darc, Marie Dubois, Olga Georges – Picot do të jenë miqtë e Rubirosa-s.

 Xhirimet do të fillojnë në shtator në Paris, Santo-Domingo, New York dhe Spanjë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1968-bekim-fehmiu-do-te-luaje-rolin-e-dimplomatit-playboy-porfirio-rubirosa-i-cili-vdiq-tragjikisht-ne-korrik-te-1965/.

Please follow and like us: