Albspirit

Media/News/Publishing

Volteri – filozofi i mbretërve, mbreti i filozofëve

‘’Dë Volter’’ (Voltaire), François Marie Arouet, ose siç e njohim ne Volter, lindi më 21 nëntor 1694, djali i një noteri parizian. Volteri është figura që mishëron në tërësinë e saj Iluminizmin.

I quajtur edhe “shekulli i Volterit”, shekulli XVIII mbajti në gjirin e vet një gjeni të aftë për të qenë poet, filozof, eseist, historian dhe dramaturg. Meqenëse rridhte nga radhët e familjeve aristokrate, ai studioi në Kolegjin Jezuit Louis-Le-Grand dhe në Fakultetin Juridik në Paris, ku u shqua si student i shkëlqyer në retorikë dhe në filozofi. Kumbari i tij, Abbé de Châteauneuf e prezantoi në gjykatat pariziane dhe në qarqet libertine. Pikërisht atëherë iu kthye karrierës së Letrave, përkundër dëshirës së të atit. Gjatë burgosjes së parë, pasi shkroi shkrime satirike kundër regjisorit Philip of Orleans, nxorri në jetë pjesën e parë teatrale “Edipi”, një tragjedi. Me daljen nga burgu mori pseudonimin Volter. Drama e tij njohu sukses të paparë. Burgoset sërish në Bastijë pas një grindjeje me Chevalier de Rohan në 1726. Qëndroi pesëmbëdhjetë ditë në burg, episod që la gjurmë të thella tek Volteri: duke u shndërruar në mbrojtës të reformës së drejtësisë dhe denoncues i arbitraritetit; ai nuk e duron padrejtësinë. Volteri jetoi një marrëdhënie dashurie të pasionuar me Emilie de Breteuil, Markeze e Chatelet, një grua e letrave dhe e shkencës, të cilën Volteri e pëshkruan me termat: “Gjithçka tek ajo është fisnikëri, qëndrimi i saj, shijet e saj, stili i letrave të saj, mënyra e të folurit, mirësjellja e saj… Bashkëbisedimi me të është i bukur dhe interesant”. Pikërisht në kështjellën e saj fshihet, në Cirey në Lorraine, pas botimit në 1734 të “Letrave Filozofike” ose “Letrave Angleze”, libër i cili u dënua me djegie nga Parlamenti i Parisit. Filozofi i Iluminizmit, Volteri në punën e tij denoncon intolerancën fetare, fanatizmin dhe i thur lavde tolerancës. Edhe apostulli i tolerancës, princi i Iluminizmit ka anën e tij negative. Ai është misogynist, homofobik, anti-hebre, islamofobik. Çfarë gabimi!

Veprat kryesore

Edipi (1718)

Brutus (1730)

Historia e Sharlit XII

Letra Filozofike

Vdekja e Cezarit

Kandide

Shekulli i Louis XIV etj

Si njeri i letrave krijimtaria e tij filloi me poezinë dhe tregimet e tij filozofike. Si dramaturg i madh që ishte, Volteri shkroi shumë pjesë në në linjën e Bualos dhe Rasinit, si për shembull: Edipi (1718), Zaire (1732), Muhamedi apo fanatizmi (1741), apo korrespondenca e tij epistolare prej më shumë se 20.000 letrash. Volteri historiame me Shekulli i Luisit XIV (1751), si dhe Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve (1756) etj. Emri i Volterit përherë ka ngjallur reagime të zjarrta. Vitet e fundit të jetës, ai u sulmua nga ithtarët e Rusoit dhe pas viti 1800 ai u bë përgjegjës për Revolucionin. Mirëpo, ekseset e reaksionarëve klerikë nën Rivendosje dhe Perandorinë e Dytë joshën klasat e mesme dhe klasën punëtore tek kujtimet e tij. Në fund të shekullit të 19-të, megjithëse kritikët konservatorë mbetën armiqësorë, ishte Gustav Lanson ai që i dha shtysë hulumtimit shkencor të jetës dhe veprave të tij. Nuk ka dyshim që Voltaire ishte i ndikuar nga idetë e kohës së iluminizmit anglez Xhon Lok, Isak Njyton, idetë përfshirëse të rrymës së kartezianëve që në qendër kishin lirinë e individit, barazinë nëpërmjet njerëzve ku mishërohesh edhe ligji anglez. Lë Bon në librin ‘’Psikologjia e popujve dhe e turmave’’ në një pasazh të tij thotë se ‘’E gjithë bota nuk është e zgjuar sa Volteri dhe Volteri është e zgjuar sa e gjithë bota’’ në qoftë se me shoqërinë do kuptojmë turmën. Në kuptimin e ‘’mërmëritjeve’’ të njerëzve me thashethemet për Mbretin ai koncepton një durim nën zë të quajtur si fillesë të ‘’opinionit publik’’. Ai ishte një nga nismëtarët e ideimit të revolucionit francez përprah filozofëve të tjerë të saj kohe. Volteri nuk do ta kishte çuar në mendje se volumi i shkrimeve të tija do të mbahej mend nga pasardhësit. Poezitë e tij epike dhe vargu lirik janë praktikisht të vdekur, siç janë edhe dramat e tij.

Por kontestet e tij vazhdimisht ripublikohen dhe letrat e tij konsiderohen si një nga monumentet e mëdha të letërsisë franceze. Ai i trashëgoi një mësim njerëzimit, vlera e të cilit mbetet ende e paprekur.

Ai u mësoi lexuesve të tij të mendojnë qartë, sepse kështu mund të jenë të saktë dhe fisnikë. “Ai është filozof i nevojshëm, – shkruante Lanson, – në një botë burokratësh, inxhinierësh dhe prodhuesish”. Ai vdiq në 30 maj 1778.

Volteri: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Kur më 1694 një djalë shëndetlig lindi në familjen e një juristi në Paris, askush nuk besonte se kishte lindur një prej gjenive më të mëdhenj që ka njohur historia. Nga burgu, në diskutimet mes librave të vjetër deri te vezullimet perandorake, kjo do të ishte jeta 83-vjeçare e François-Marie Arouet, që gjithë bota sot e njeh me emrin Voltaire (Volter).

Volteri është përfaqësuesi kryesor i iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi dy mijë libra dhe pamflete. Ishte mbrojtës i hapur i lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit – por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme. Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot. I mbetur jetim nga e ëma që në moshën shtatëvjeçare, jetoi një adoleshencë dhe rini nën tutelën e hekurt të të atit. Për disa kohë studioi edhe jurisprudencë, porse shpejt u dallua për shkrimet e tij në shtypin e kohës dhe për debate ironike, therëse, plot kulturë e guxim në një ambient që mbizotërohej nga monarkia absolute e Luigjit XIV. Shumë shpejt ky qëndrim do t’i kushtonte në fillim burgun, internimin në kufijtë e Francës dhe më pas kalimin në Angli. “Periudha angleze” e Volterit (1626-1628) la mbresa të thella tek enciklopedisiti i ardhshëm. Pas rikthimit në kontinentin e vjetër për disa kohë, shpirti i tij gjeti paqe në udhëtimet e shumta në Holandë apo në Prusi, por duket se ngjarja më e madhe e jetës së tij asokohe ka qenë lidhja e dashurisë me Emilie du Chatelet. Pikërisht në shtëpinë e saj, ku ndodheshin mbi 21,000 libra, ai nisi të shkruajë me një prodhimtari të paparë. Në 1746, arriti një lloj paqeje me oborrin mbretëror duke u emëruar historian në Akademinë Franceze. Paqja nuk vazhdoi gjatë. Emilie e la për një tjetër dhe ai vendosi si gjysmë për hakmarrje, jo vetëm të martohej me mbesën e tij, por edhe të vendosej si çambelan në oborrin e Kaizerit Frederick i I-rë i Prusisë në Berlin. I vendosur në idetë e tij, kundër çdo kompromisi largohet edhe nga Berlini për të bërë jetë private në Zvicër. Tashmë i plakur dhe i sëmurë, u kthye në Paris, i pritur me brohoritje të mëdha në 1778. Kishte jetuar plot 28 vjet në mërgim. Vdiq pak muaj pas rikthimit të tij. Kisha nuk pranoi ta varroste në vendet e saj të shenjta, atë që e konsideronte si heretik. Në prag të vdekjes i kishte bërtitur priftit, që po i bënte shërbimet e fundit duke i përmendur Jezu Krishtin: “Për atë Zot, mos m’i përmendni tani këta emra?!” Por, megjithatë, më 1791, pas Revolucionit, u varros me madhështi në Panteon, atje ku prehen figurat më legjendare të Francës.

 Pesëdhjetë thëniet e përzgjedhura nga “American Eye” janë si më poshtë:

1. Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash!

2. Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë!

3. Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt!

4. Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi!

5. Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet!

6. Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë!

7. Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë!

8. Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe!

9. Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye!

10. Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim!

11. Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë!

12. Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi!

13. Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak!

14. Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij!

15. Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë!

16. Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve!

17. Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësi!

18. Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre!

19. Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma dëgjoi!

20. Është e ndaluar për të vrarë; prandaj të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive!

21. Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar!

22. Zoti është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur!

23. Nga të gjitha fetë, e krishtera sigurisht duhet të frymëzojë tolerancën më të madhe, por deri tani të krishterët kanë qenë më intolerantët e të gjithë njerëzve!

24. Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

25. Të gjitha arsyetimet e burrave nuk janë me vlerë sa një ndjenjë e grave!

26. Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës!

27. Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë!

28. Burri i cili vendos të befasojë papritur gruan e tij shumë shpesh e ka befasuar veten!

29. Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim!

30. Arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të tretës tjetër!

31. Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj!

32. Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm!

33. Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm!

34. Tiranët gjithmonë kanë disa hije të lehtë virtyti; ata i mbështesin ligjet para se t’i shkatërrojnë ato!

35. Supersticioni është për fenë çka Astrologjia është për astronominë, vajzë e çmendur e një nëne të mençur. Këto bija shumë kohë kanë dominuar tokën!

36. Dyshimi nuk është një gjendje e këndshme, por siguria është absurde!

37. Rastësia është një fjalë e zbrazur nga kuptimi, asgjë nuk mund të ekzistojë pa një shkak!

38. Asnjëherë mos debato në tryezën e darkës, sepse ai që nuk është i uritur gjithmonë gjen argumentin më të mirë!

39. Origjinaliteti nuk është asgjë veçse imitim i mençur. Shkrimtarët më origjinalë kanë huazuar nga njëri-tjetri!

40. Për të gjallët e kemi borxh respektin, por për të vdekurit e kemi borxh vetëm të vërtetën!

41. Ne kurrë nuk jetojmë, ne jemi gjithmonë në pritje të jetesës!

42. Divorci është ndoshta i së të njëjtës datë si martesa. Unë besoj, megjithatë, se martesa është disa javë më e vjetër!

43. Është një njeri i vështirë ai që është vetëm i drejtë, dhe i trishtuar ai që është vetëm i mençur!

44. Historia është vetëm regjistri i krimeve dhe fatkeqësive!

45. Historia duhet të shkruhet si filozofi!

46. Unë di shumë libra të cilat i kanë mërzitur lexuesit e tyre, por unë nuk di asnjë libër që ka bërë vërtet ndonjë të keqe!

47. Ka të vërteta të cilat nuk janë për të gjithë njerëzit, as për të gjitha kohërat!

48. Të besosh në Zotin është e pamundur, të mos besosh në Atë është absurde!

49. Unë kam jetuar tetëdhjetë vjet të jetës dhe nuk di asgjë për këtë, veçse të dorëzohem dhe të them se fluturat kanë lindur për t’u ngrënë nga merimangat dhe njeriu për t’u gllabëruar nga trishtimi!

50. Është e rrezikshme të kesh të drejtë, atëherë kur qeveria e ka gabim!

 

Volteri për shqiptarët në epokën e Skënderbeut

Fatos BAXHAKU: “Traktat mbi tolerancën”, përse duhet lexuar edhe pas 250 vjetësh?

Rrallë ndodh që një emër që e ke hasur apo lexuar në të ri të të krijojë sërish, edhe pse kanë kaluar tashmë shumë vjet, një kureshtje të plotësuar me kënaqësi dhe kthjelltësi, si nga e para. Zakonisht kjo ndodh me librat e fëmijërisë a të adoleshencës. Mund të jetë e zakonshme për Tuenin, Kolodin, Rodarin, Hashekun, por asesi për libra hijerëndë të filozofisë. E megjithatë, këto ditët e fundit, kjo ka ndodhur vërtet me disa prej nesh. Ai që na është kujtuar, duke e lexuar sërish me ëndje, është Volteri. (Volter, Traktat mbi tolerancën, përktheu Fari Laçka, SARAS, Tiranë 2015, 235 faqe, 800 lekë). Zhan – Mari Arue, alias Volteri, e botoi këtë libër në 1763. Ishte 69 vjeç, në kulmin e famës dhe të bëmave. Historia e tij nis me një ngjarje të vërtetë. Në Tuluzë, që ishte bërë prej kohësh shesh beteje mes katolikëve në shumicë dhe hygenotëve në pakicë, një ngjarje e rëndë e ndau opinionin publik në dy palë. Në 1762, Zhan Kalas, një tregtar i mesëm, që jetonte deri atëherë qetësisht me gruan dhe dy djemtë e tij u dënua me vdekje menjëherë pas vetvrasjes së djalit të tij të madh. Ai dhe familjarët e tij hygenotë (ithtarë të protestantizmit) akuzoheshin se kishin organizuar vrasjen e djalit të shtëpisë, meqenëse ky i paskësh mbetur besnik katolicizmit klasik. Një akuzë absurde e cila, megjithatë u ekzekutua falë çmendurisë së përgjithshme që i kaplon në këto raste turmat. Volteri revoltohet dhe mundohet të bërtasë mendimet e tij mbi tolerancën. Libri më pas nuk është gjë tjetër veçse një thirrje për paqe. Mendje të hapur dhe mirësi. Përse duhet ta lexojmë ne Volterin edhe sot 250 vjet pas shkrimit? E para sepse është një libër që është shkruar në një mënyrë fare të këndshme, plot ngjyra, harmoni, ironi ndaj së keqes, por respekt për lexuesin. Nuk është imponues, nuk thotë të vërteta që i konsideron të prera, vetëm na shpreh mendjen e tij të hapur për gjërat që ka parë e dëgjuar, pastaj na lë ne, të tjerëve të vendosim, nëse ka pasur apo jo të drejtë. Edhe në mos duam të mësojmë seriozisht prej tij do të zbavitemi vërtet. Vetë ai shkruan në fund të kapitullit IV: Lexuesit e vëmendshëm që i shprehin lirshëm mendimet e tyre shkojnë edhe më larg se vetë autori? Botimi në shqip ka edhe një meritë tjetër. Ai është përkthyer në një shqipe të rrjedhshme bashkëkohore nga Fari Liçaj. Mbase pikërisht edhe andaj hera-herës, na duket sikur libri është shkruar në kohën tonë. Pastaj ka edhe arsye të tjera. Traktati është një libër që na kujton plot e plot gjëra që kemi kaluar, po kalojmë e ka mundësi të na përsëriten edhe në të ardhmen. Errësimi i syve, mungesa e respektit për tjetrin dhe për jetën e tjetrit, dogma në vend të gjykimit, mendja e ngushtë në vend të dyshimit, a nuk janë këto gjëra që përditë i hasim ende në jetët tona? Traktati është gjithashtu një vepër e jashtëzakonshme për të gjithë ata që duan të dinë diçka jo vetëm mbi martirët, shenjtorët, papët, apo në përgjithësi për historinë e krishterimit, por edhe për historinë e feve në përgjithësi. Kultura e jashtëzakonshme e Volterit reflektohet sakaq që në kapitujt e parë të librit. Kapërcimi ynë i madh nga ateizmi i dhunshëm shtetëror në ngazëllimin e rrëmujshëm fetar ka krijuar një konfuzion të madh si në ambientet religjioze, në ato shtetërore, por edhe në vetë ne individët e thjeshtë. Ta zëmë: a e kemi të gjithë të qartë diferencën mes jobesimtarit dhe ateistit, po atë mes ateistit indiferent dhe ateistit aktiv, po atë mes ateistit dhe deistit, po mes deistit dhe besimtarit të devotshëm praktikant? Po antiklerikal çfarë do të thotë? Ku është diferenca mes tolerancës dhe bashkëjetesës? Për të qenë të qartë Volteri, sikurse edhe shumë nga enciklopedistët e tjerë të shekullit XVIII, besonin në Zot, ai ishte një i krishterë. Ajo që ata kritikonin ishin intoleranca e bazuar në dogma dhe privilegjet e tepruara të kishës katolike asokohe, e cila në bashkëpunim me sundimtarë absolutë e mbante peng Europën e etur për liri dhe progres. Përmes rreshtave të librit të tij deisti Volter që këtu e 250 vjet më parë u ka dhënë përgjigje shumë prej pyetjeve që rreshtuam ca më lart. Tani të gjithë e dimë, të paktën kështu na thonë, se prej kohësh edhe ne shqiptarët mëtojmë të bëjmë pjesë në Bashkimin Europian. Bukur fort, një dëshirë vërtet e ndershme. Por ama sa e njohim ne Europën, sa ia njohim themelet, mentalitetin, historinë, sakrificat? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë: pak, fare pak. Tashmë është një mendim i pranuar gjerësisht se fillesat e vërteta të Europës, të të vetëndjerit europian, kanë nisur me Iluminizmin francez dhe me jehonën që ai krijoi kudo në Europë, me mënyrën e tij të mendjes së lirë, të përpjekjeve së tij për kultivimin e tolerancës brenda vetë të krishterëve dhe më pas më gjerë, me besimet e tjera që nga Islami deri te Shintoizmi apo Budizmi. Një nga tiparet e gjenialitetit të Volterit është parashikimi i gjërave, shpresa se do të vijë një ditë, qoftë edhe pas 250 vjetësh që toleranca do ta dallojë Europën nga pjesa tjetër e botës. Ne që kemi aq shumë nevojë, bëjmë mirë t?i hedhim një sy këtij libri të rrallë. Për herë të fundit, “Traktati mbi tolerancën” u ribotua në Itali në 2010. Parathënien e ka shkruar një nga mendjet më të hapura të kulturës italiane të këtyre dekadave të fundit, historiani dhe gazetari Serxho Romano. Ky na jep një arsye më shumë përse duhet ta mbajmë gjatë këtë libër në dorë. ‘Volteri kishte bindje të forta’ shkruan ai në parathënien e tij, ‘interesa të thella intelektuale, një kulturë të gjerë, një mënyrë të shkruari ironike dhe vezulluese, një kureshtje të jashtëzakonshme për ngjarjet e kohës së tij dhe një kapacitet të pafund për të rrëfyer idetë e tij. Me një fjalë të vetme, ndonëse termi është pak i kufizuar, ai s’ishte tjetër veçse një gazetar’. Volteri i parë si gazetar?! E përse jo? Mbase edhe kjo anë mund të na vlejë në jetë.

 

 Një i ndritur mes burgut dhe luksit

Kur më 1694 një djalë shëndetlig lindi në familjen e një juristi në Paris, askush nuk besonte se kishte lindur një prej gjenive që ka njohur deri më tani historia. Nga burgu, në diskutimet mes librave të vjetër deri te vezullimet perandorake. Kjo do të ishte jeta 83-vjeçare e Zhan-Mari Arue, që gjithë bota sot e njeh me emrin Volter. I mbetur jetim nga e ëma që në moshën 7 vjeç, Zhan-Mari jetoi një adoleshencë dhe rini nën tutelën e hekurt të të atit. Madje, për disa kohë studioi edhe jurisprudencë, porse shpejt u dallua për shkrimet e tij në shtypin e kohës dhe për debate ironike, therëse, plot kulturë e guxim në një ambient që mbizotërohej nga monarkia absolute e Luigjit XIV. Shumë shpejt ky qëndrim do t’i kushtonte në fillim burgun, internimin në kufijtë e Francës dhe më pas kalimin në Angli. ‘Periudha angleze’ e Volterit (1626-1628) la mbresa të thella tek enciklopedisiti i ardhshëm. Monarkia kushtetuese angleze, Shekspiri jo plotësisht i famshëm, toleranca e anglikanëve ndaj priftërinjve të mbetur katolikë, racionaliteti anglez, a nuk ishin pikërisht këto që nuk i kishte parë në atdheun e tij? Kishte një nderim të madh për Njutonin, në varrimin e të cilit mori pjesë me sy të përlotur. Pas rikthimit në kontinentin e vjetër për disa kohë, shpirti i tij gjeti paqe në udhëtimet e shumta në Holandë apo në Prusi, por duket se ngjarja më e madhe e jetës së tij asokohe ka qenë lidhja e dashurisë me Emili dë Shatle. Pikërisht në shtëpinë e saj, ku ndodheshin mbi 21 000 libra, ai nisi të shkruajë me një prodhimtari të paparë. Në 1746, me ndihmën e mikeshës së tij, Madamë Dë Pompadur, ai arriti një lloj paqeje me oborrin mbretëror duke u emëruar historian në Akademinë Franceze. Paqja nuk vazhdoi gjatë. Emilia e la për një tjetër dhe ai vendosi si gjysmë për hakmarrje, jo vetëm të martohej me mbesën e tij Denisë, por edhe të vendosej si çambelan në oborrin e Kaizerit Frederik I të Prusisë në Berlin. I vendosur në idetë e tij, kundër çdo kompromisi largohet edhe nga Berlini për të bërë jetë private në Zvicër. Në kështjellën e tij në Fernej, miqtë e tij të afërt ishin njerëz të tillë si Didro, d’Alamber, Kondorse, Adam Smith apo Eduard Gibon. Shkonte shumë keq me një tjetër të madh, me Rusoin, me të cilin, me sa duket, i ndanin diferenca të mëdha të karakterit. Tashmë i plakur dhe i sëmurë, u kthye në Paris, i pritur me brohoritje të mëdha në 1778. Kishte jetuar plot 28 vjet në mërgim. Në të njëjtin vit u regjistrua në Lozhën Masonike së bashku me Benxhamin Frenklin. Vdiq pak muaj pas rikthimit të tij. Trupi i tij i balsamosur u ruajt për shumë vjet një herë në Bibliotekën Kombëtare të Francës dhe më pas në ?Comedie Française?. Kisha nuk pranoi ta varroste në vendet e saj të shenjta, atë që e konsideronte si heretik. A nuk ishte ai që në prag të vdekjes i kishte bërtitur priftit, që po i bënte shërbimet e fundit duke i përmendur Jezu Krishtin: Për atë Zot, mos m’i përmendni tani këta emra?! Por megjithatë në 1791, pas Revolucionit, u varros me madhështi në Panteon, atje ku prehen figurat më legjendare të Francës. Si për ironi të fatit, Panteoni vetë nuk është gjë tjetër veçse një kishë e madhe.

 

 Mësimet e mjeshtrit të vjetër

  • Edhe pse shumë i madh, në Paris arsyeja triumfon mbi fanatizmin: kurse në provincë fanatizmi e tërheq arsyen prej hundësh?
  • Nderi i gjykatësve, ashtu si i çdokujt tjetër, qëndron në ndreqjen e gabimeve të veta?
  • Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi?
  • Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak?
  • Gënjeshtra i ka mbajtur njerëzit gjithnjë nën zgjedhë?
  • Ka një Zot i cili, pas kësaj jete kalimtare ku e kemi njohur aq pak dhe gjatë së cilës kemi kryer aq shumë krime në emër të tij, do të begenisë të na ngushëllojë nga të gjitha këto fatkeqësitë tona?
  • Po të marrim parasysh urrejtjet e papajtueshme të ndezura për shkak të opinioneve të ndryshme dhe kur shohim të këqijat që ka shkaktuar devotshmëria e rreme, atëherë del se njerëzit e kanë jetuar ferrin prej kohësh në tokë?

(Cituar nga Volter, ‘Mbi tolerancën’, përktheu Fari Laçka, SARAS, Tiranë 2015).

Volteri për Skënderbeun

 

 

Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo të krishterë, pengoi përparimin e Muratit dhe prej kohësh u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Muhametit II: flas për Skënderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake.

Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot.

Ishte djali i një despoti, ose i një princi të këtij vendi, domethënë i një princi vasal; sepse fjalë për fjalë despot do të thotë zot shtëpie; madje është paksa e habitshme, se si kjo fjalë prej kohësh e ndryshoi kuptimin në despotik, ç’ka u vishet sundimtarëve që bëhen absolutë.

Gjergj Kastrioti ishte ende fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë pas vdekjes së atit të tij Kastriot.

Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti nga katër vëllezërit. Burimet turke nuk thonë asgjë që këta katër princër u therorizuan prej Muratit për hakmarrje.

Nuk është për t’u habitur që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani që abdikoi dy herë kurorën dhe nuk ka të ngjarë që Murati t’i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij për të cilin ushqente një mëri të paqetësueshme. Ai e sajdiste atë dhe e mbante pranë tij gjatë betejave.

Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë emrin Scanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).

Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë sulltanit, dhëndrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij.

Skënderbeu që në atë kohë s’ishte veçse njëzetvjeçar, sheshoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte.

Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij sekretari që mbante vulën e sulltanit.

Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t’ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skënderbeut. Pasi siguroi urdhrin, e vrau sekretarin dhe suitën e tij.

Më 1443 marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi postin pa vështirësi. Po atë natë ai u tha trupave shqiptare me të cilët mbante lidhje të fshehta, të afroheshin. Sundimtarin dhe garnizonin e theri.

Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi.

Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Myslimanët e shihnin si besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimori kurorën e babait të vet, ç’ka e meritoi me guximin e tij.

Po ta kishte mbrojtur Skënderbeu Kostandinopojë, rënia e saj nuk do të kishte ndodhur.

Please follow and like us: