1888, KËNGA E RRALLË LUFTARAKE ILIRE NË LIBRIN FRANCEZ
Nga Aurenc Bebja*, Francë.
Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin «Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire», botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.
Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.
Ja kënga në vijim:
Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,
Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë!
Të mprehim kosat, të mprehim shpatat!
Të shporrim armikun nga këto toka!
Refreni:
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë
Atdheut të heronjve!
Me kosë të vrasim këtë grabitës,
Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona!
Oh! Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufesh
Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona!
Refreni:
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë
Atdheut të heronjve!
Nëse bisha çel kthetrat e saj,
Iliri me grusht e shtrin për tokë;
Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,
Iliri, këmbëzbathur, e shkel.
Refreni:
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë
Atdheut të heronjve!
Kur era e veriut, e tërbuar,
Copëton lisin e vjetër,
Zemra shtendoset në gjoksin tonë!
Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur!
Refreni:
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë
Atdheut të heronjve!
Kur dridhen skajet e botës,
Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,
Dhe kur toka hap barkun e saj,
Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.
Refreni:
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë
Atdheut të heronjve!
Iliri, të huajin e sulmon me thikë,
Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij!
Kurrë frika nuk ia ul kokën,
Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë!
Refreni:
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë
Atdheut të heronjve!
https://www.darsiani.com/la-gazette/viti-1888-kenga-e-rralle-luftarake-ilire-ne-librin-francez/