Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi përshëndet deklaratën e Departamenti amerikan të Shtetit

https://www.state.gov/designations-for-iranian-human-rights-offenders/?fbclid=IwAR0XSfvblOCsSH2EMIkT-Gp1j62cNjzI3pnEGS3w3vCHkQIwTz4ujkKubhI
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, e ka mirëpritur etiketimin e 13 vrasësve të Dr. Kazem Rajavi, martirit të madh të të drejtave njerëzore, nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke e quajtur këtë një hap të nevojshëm dhe të efektshëm kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të sigurisë së vendeve europiane, hap që duhet të plotësohet nga etiketimi i liderëve iranianë, që janë autorët e krimit, duke përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, Ministrin e atëhershëm të Inteligjencës Ali Fallahian, Aliakbar Velayati, këshilltar i Khamenei-t dhe Ministër i Jashtëm i asaj kohe, dhe Hassan Rouhani, Sekretar i atëhershëm i Këshillit të Sigurisë të regjimit. Gjykimi, ndëshkimi, dhe etiketimi i vrasësve të Dr. Rajavi-t, terroristëve të regjimit të mullahëve, dhe liderëve të regjimit nga vendet europiane janë vonuar për një kohë tepër të gjatë, gjë që e ka trimëruar regjimin iranian për të përhapur gjakderdhje e terrorizëm në Europë. Dr. Rajavi u vra pranë Gjenevës nga terroristët iranianë në 1999-ën.
https://www.state.gov/designations-for-iranian-human-rights-offenders/

Please follow and like us: