Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Edi Rama, një mbeturinë e lozhave të konspiracionit malinj!

 

Ajo që vazhdon të më “çudisë” është adaptimi fatal kombëtar e ndërkombëtar ndaj Edi Ramës, këtij psikomanjaku human e politik, i cili haptazi si në kohën e Holokaustit po adapton metoda arrogante fashistoide në vendin më të vuajtur në kontinent.

Ky hajdut i votës dhe aspiratës, ky përdorues i hapët e anëtar i bandave të krimit, ky histerik e mediokër politik nuk e di se si mund të përkthehet në gjuhën e fuqive që udhëheqin e përkujdesen për demokracinë.

Edi Rama të cilin asnjë neuropsikiatër nuk do ta lejonte të qarkullonte të lirë qoftë dhe individualisht në komunitet sot udhëheq vendin dhe synon e po përdor gjithçka të qëndroj në pushtet….!!!

Kjo është prova më e rrezikshme e atyre që e suportojnë dhe që dihet se janë llozhat konspirative antishqiptare.

Por paralelisht është përjetimi më i rëndë i yni pas komunizmit gjakatar.

Edi Rama, ky i bjerrur e i shterrur nga çdo nocion shteti e pushteti mbahet në këmbë nga paratë e pista të krimit e korrupsionit të cilat përveçse për vehte i përdor si investim në klanet e llozhat malinje ndërkombëtare.

Edi Rama sot po tejkalon Putinin e Erdoganin për nga egoizmi i pafre e arroganca.

Edi Rama është anija e korrupsionit e konspiracionit që pret sërish të navigojë në këtë det të trazuar!

Është Partia Demokratike e vetmja alternativë reale për të ndaluar këtë monstruozitet politik e njerëzor!

Në PD ka energji e idealizëm të tillë saqë ky gjel që krekoset e kakaris në majë të plehut për dy ditë të marrë arratinë.

Në PD është aspirata e trimave dhe nacionalistëve e intelektualëve dhe fisnikëve.

Mjafton serioziteti që ka në Partinë Demokratike dhe njëmendësia dhe Edi Rama, Ruçët e hardhucat majtiste tashmë të shohin vrimën e miut si tunelin e Semeringut.

Edi Rama është një i çmendur i njohur, ndaj Parlamenti i Shqipërisë duhet ta detyrojë t’i nënshtrohet imediatisht ekzaminimit e diagnostikimit të mjekësisë!

Demokracia nuk njeh votën e krimit, të vjedhjes e shantazhit.

Unë jam demokrate dhe besoj në idealet e saj ndaj besoj shumë se Edi Rama dhe çeta e tij nuk do të mund të përjetojnë më kurrë kulme e zenith, por fund, degradim e ndëshkim!

Please follow and like us: