Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Uruçi: Të lutem e dashur, nga varri më shkruaj!

Dashamir dhe Esmeralda Uruçi

 

Në 60-vjetorin e lindjes

 

 

21 mars 2012

Ish-Ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi është ndarë nga jeta në moshën 51-vjecare. Uruci, drejtuese e dikasterit të Kulturës mbeti e plagosur në një aksident rrugor më 17 dhjetor 2011 në aksin Tiranë-Durrës. Pas kësaj, shëndeti i saj ka ardhur duke u përkeqësuar. Makina me të cilën udhëtonte ajo së bashku me bashkëshortin e saj u përplas me një automjet tjetër dhe për pasojë mbetën të plagosur edhe dy bashkëshortët.

 

NË DRITË TË VETËTIMËS

 

Pranë pallatit tënd

Nën një çadër rrinim

Shi me erë binte

Retë në qiell nxinin.

 

Heshtja kishte rënë

Buzët ishin tharë

Në dritë të vetëtimës

M’dhe puthjen e parë.

 

Kanë kaluar vite

Më e ëmbla mbeti

Kot ti u përlote

Nuk u bë qameti.

 

Don Zhuan i krisur

Pas teje kam mbetur

Deri sa të vdes

E dheu të m’ketë tretur.

 

DY RRËNJË TRËNDAFILI

Endem si i ngratë

Rrugëve pa u ndalur

Qaj i zhburrëruar

E t’kërkoj të falur.

 

S’të mbajta dot në jetë

O bukuroshja ime

Zëmra m’është çarë

Mbushur me kujtime.

 

Të kam dashur shumë

Sa nuk e shpreh dot

Qaj natë e ditë

E mbytem në lot.

 

Dy rrënjë trëndafili

Tek shtëpi e vjetër

Do më mbajnë gjallë

Deri n’botën tjetër.

 

NË SHËN VALENTIN

Vidhma një puthje sonte

Shumë jam përvëluar

Pa aromën tënde moj

Kurrë nuk jam larguar.

 

Vidhma një puthje sonte

Nata është me hënë

Fiket dritë e syrit.

Dhe yjet vallen zënë

 

INTRIGË

Nuk mund të të them se akoma të dua

Një nimfë e bukur vendin tënd ka zënë

Sytë e saj të zi rrufe lëshojnë mbi mua

Plagë të thella në shpirtin tim kanë lënë.

 

ENDE I PEZMATUAR

Shën Valentini ishte

Por unë i ngrati s’dija gjë

Tufën me lule nuk ta solla dot.

Të parën herë erdha tek ti.

Me duar në xhepa, ashtu kot.

 

SA KEQ

Të tradhtuan e dashur,

Të tradhtuan e di

Ata kokulurit, hipokritët, bukëshkelurit

Ato që s’patën fat në dashuri

Ato që nxiheshin kur kaloje ti.

 

SA MIRË

A e di përse nuk erdha atë ditë

Gojët e liga më ndaluan

Nuk më mbajtën dot jo, ishte e thënë

Këmbanë e dashurisë kishte rënë.

 

MOS HARRO

Vetëm dy gjëra s’kanë ndryshuar

Nga kohë e bukur e Rinisë

Ti parajsë e drithërimave

Unë viktimë e dashurisë.

 

THYEJE HESHTJEN

Nëse lipset të të pres

M’thuaj shpirt, më thuaj

Ndryshe, duke heshtur ti

Unë vetëm vuaj.

 

POST MORTUM

Kam shumë, shumë mall

E nga malli vuaj

Të lutem e dashur

Nga varri më shkruaj.

 

Fëmijët janë rritur

Eni ësht bërë burrë

Besa ndrit si dielli

S’të harrojnë kurrë.

 

Emi është bërë nuse

Me të bardha veshur

Na i ngrohu zemrat

Syri i saj i qeshur.

 

Tre zëra fëminorë

Kanë mbushur shtëpinë

Dy janë bilbila

E tjetra gardalinë.

 

E di, shoh ëndrra

Deri në të zbardhur

Ato që kanë ikur

Kurrë s’kanë ardhur.

 

Sido që të jetë

Me shpresë jetoj

Një tufë me trëndafila

Digjem ta dhuroj.

 

Ndaj bëhu e gjallë

Të pres e të kujtoj

Me imazhin tënd

N’dritë të syve rroj.

 

ENGJËLLIT QË FLUTUROI NË QIELL

Natë të qetë s’mund të ketë

Deri sa ti në qiell ndriçon

Drita e jote çan retë

Vjen tek unë e më përvëlon.

 

Dashamir Uruçi: Si munde të ikësh pa kthyer kokën pas

Please follow and like us: