Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Uruçi: Si munde të ikësh pa kthyer kokën pas

 

SA SHPEJT QË IKIN DITËT

 

Nuk i duroj ndarjet

Zeher janë shumë

E pa dashur lotët

Rrjedhin porsi lumë.

 

Ikin ditët, ikin

Pa u ndalur kurrë

Veç kujtimet mbesin

Zemra bëhet gur.

 

PESHA E DASHURISË

Jam i përmalluar

Zemrën plagë e kam

Hëna sheh nga sipër

Derdhë lot e qan.

 

Sytë m’i ke falur

Bashkë me nishanin

Kur të ikësh larg

Mos harro gjerdanin.

 

Gjerdan i them unë

Veç një germë ka

Ajo peshon shumë

Lumja kush e mba.

 

PORTOFOLI

(Jam në pikë të hallit)

Pse zgjodhe portofolin

Si dhuratë për mua

S’e heq dot nga xhepi

Ç’të bëj, a nuk më thua?

 

NATËN E MIRË

Ajo: Avash, avash me “Nashon” pranë

Do të dremis e qetë

Unë: Si yll mëngjesi, imazhi yt

Të falem ty o jetë.

 

Shënim: Poezia është me katër rreshta, por ka dy autorë.

Ajo më solli një mesazh dhe unë e ktheva në poezi.

 

VETËM PËR TY

Ato që m’ke shkruar, nuk i harroj kurrë

Vonë në mesnatë nga gjumë i thellë më zgjonin

Si munde të ikësh pa kthyer kokën pas

Ato fjalë të bukura veç mëshirë kërkonin.

 

I TRONDITUR

“E lirë, e vetmuar dhe me shpresë”

Më shkruajte dikur në telefon

Mos kujto se kam harruar

Vargje shkruaj natën vonë.

Please follow and like us: