Arjan Kallço: Muzeu i parë i Poezisë në Piaçenca të Italisë
Sabrina De Canio, poetessa e performer, è direttrice didattica del Piccolo Museo della Poesia.
Massimo Silvotti, poeta, artista, filosofo e drammaturgo; ideatore di performance e curatore di mostre; è direttore del Piccolo Museo della Poesia di Piacenza.
Një ftesë nga përtejdetit, në atdheun ku hodhi rrënjët dhe mori udhë letërsia botërore, është një shtysë e mirë për të medituar rreth historisë, duke u kthyer pas në kohë, por edhe duke ecur bashkë me kohën, edhe pse rrethanat e kësaj historie që po jetojmë, janë tejet të vështira, jemi të rrethuar vetëm nga vetvetja, me distanca sigurie shoqërore, në një minikullë, ku edhe miqtë nuk mund të trokasin dot. Kjo histori do të mbahet mend si historia më e pazakontë, histori moderne me halle dhe shqetësime moderne, që vënë në rrezik vetë ekzistencën tonë. Për fat të keq mbyllja e kufijve nuk më lejon që të jem pjesëmarrës në ditën e përurimit të Muzeut të parë ndërkombëtar, ai i Poezisë në qytetin e Piaçencës. Është vërtet rasti të përmendim thënien: “Poezia do e shpëtojë botën”. Këtë herë pjesëmarrja do të jetë e kushtëzuar, vetëm në mënyrë virtuale, por gjithësesi mbetet pjesëmarrje. Natyrisht që të gjithë poetët do të jenë aty me mendje dhe me zemër, me poezitë e tyre, me historinë e vendit të tyre që do përfaqësojnë. Është kënaqësi të jesh pjesë e një muzeu të tillë, për të treguar se vërtet bota është e vogël. Poetët janë lajmëtarët e së ardhmes, njerëzit që me vargjet e tyre zbutin shpirtëra dhe dhimbje. Besoj se së shpejti, rrethanat do ndryshojnë, do të kem mundësinë, jo vetëm unë, por edhe të tjerë që ta vizitojmë këtë muze.
Historia jonë nuk do të kishte kuptim nëse nuk ruhet nëpër arkiva. Është historia jonë në të mirë e në të keq, pasi jemi ne që e gatuajmë dhe e realizojmë atë. Shpesh historia është e drejtë, ndonjëherë e gabuar, sepse nuk kemi dëshirën apo njohuritë e duhura që ajo të jetë një histori suksesi. Ngjarjet, njerëzit dhe datat duket sikur flenë në gjunim e kohës, porn ë fakt ajo janë në një gjendje të tillë, as në gjumë as zgjuar, një përgjumje mëse e kuptueshme. E lodhur nga dhimbjet, nga emocionet, nga rruga që merr, e ka të nevojshme të prehet e qetë, pasi koha ka kaluar dhe ç’u bë, u bë dhe nuk shbëhet më. Por edhe në arkiva ajo na flet, është mësuesja më e mirë që na mëson sesi nuk duhet bërë e gabuar, sesi nuk duhet t’i besojmë verbërisht dehjes nga fitoret. Dhe bota për ta mbajtur të gjallë të shkuarën, nuk e braktis vetëm në arkiva, por e nxjerr në dritën e diellit që ta shohin dhe ta gjykojnë brezat. Prandaj u shpik muzeu që ajo të pasqyrohet dhe të jetë gjithmonë oratore e freskët e të gjitha ngjarjeve të njerëzimit. Historia fshihet pas dokumenteve, pas sendeve, materialeve që janë dëshmimtarët më të mirë dhe të vërtetë.
Poezia si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore botërore është pjesë e historisë sonë, e historisë së letërsisë, por kjo e pandarë nga historia shoqërore, ku lind rritet dhe i shërben. Ndoshta mund të duket absurd fakti që do të kemi një muze për poezinë, por si pjesë e shoqërisë dhe poezia meriton një vend të shenjtë ku të mbledhë të gjithë historinë e saj. Natyrisht një muze i vetëm do të ishte Selia e saj e parë që më pas do shtrihet edhe në shumë vende, me shpresën që edhe ne në Shqipëri do ta kemi njëtë tillë. Në Piaçenca foleza e saj do të jetë kisha e Shën Kristoforit, një kishë baroke kjo e shekullit të XVII – më thotë bashkëdrejtorja De Canio – duke më komunikuar zyrtarisht ftesën. Më pas bën një përshkrim të saj:
“Kupola e saj me afresket e mrekullueshme mban vulën e piktorit të famshëm Bibiena. Kjo kishë është një perlë autentike që mirëpret poezinë dhe i ofron shtëpi. Nuk ka vend më kuptimplotë për poezinë. Muzeu u themelua në 2014 nga poeti Masimo Sivolti dhe bashkë me poeten Sabrina De Canio që janë dy drejtorët e muzeut. De Canio ka edhe detyrën që ta bëjë të njohur jashtë kufijve të Italisë. Qëllim për të ruajtur. Është përqëndruar kryesisht në koleksionin e viteve 900 dhe bashkëkohore, por ka edhe thesare nga antikiteti”.
A mund ta mbledhësh të gjithë poezinë dh eta mbyllësh Brenda, kur në fakt ajo nuk mund të “burgoset”, pasi është krijuar për njerëzit dhe duhet të qëndrojë mes njerëzve. Drejtorja De Canio vazhdo e rrëmbyer në entusiazmin e saj dhe më sqaron në bisedën tonë: “Ta futësh poezinë në vitrinë është provokim, është natyra e çmuar e saj që nuk mund të qëndrojë ashtu. Misioni ynë është ta bëjë të njohur poezinë, ta çojmë në sheshe në rrugë, te njerëzit se u përket atyre”.
Sipas organizatorëve përurimi do të bëhet më datën 5 shtator që starton në orën 11.00 në një maratonë mbi tetë orëshe. Një ngjarje kjo e jashtëzakonshme dhe me përmasa të mëdha, sepse e tillë është poezia, por që kushtëzohet, për fat të keq, nga protokolli i virusit covid 19. Do të marrin pjesë të ftuar nga institucionet qendrore të Italisë, njerëz të artit viziv, të muzikës dhe natyrisht, dulcis in fundo, poetë të shumë nga i gjithë vendi.
Programi i ditëve të muzeut është tepër i pasur dhe një kontribut të jashtëzakonshëm do të japin dhe poetët nga bota. Në ditën e dytë do të jenë përshendetjet e poetëve nga bota, pasi muzeu u përket të gjithë poetëve të botës.
Në fund të bisedës sonë poetja De Canio theksoi se detyra jonë e përbashkët është ta mbështetim muzeun, edhe në nivel ndërkombëtar në këtë rrugëtim të vështirë. Ne jemi të gjithë vullnetarë, pra nuk paguhemi. Kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve në këtë mision fisnik.