Albspirit

Media/News/Publishing

Irene Papas, aktorja e famshme greke me origjinë arvanitase, lindi 93 vjet më parë më 3 shtator 1926

Irene Papas, aktorja e famshme greke, lindi 93 vjet më parë më 3 shtator 1926, si Irini Lelekou në Chiliomodi, periferi e Korinthit në Greqi.

Ajo është aktorja më e madhe greke e të gjitha kohërave dhe më përfaqësuesja e plejadës së artë të një grupi të jashtëzakonshëm aktorësh si Melina Mercouri, Katina Paxinou, Aliki Vougiouklaki apo Ellie Lambeti.

Ka interpretuar në rreth 70 filma, midis të cilëve:

• The Guns of Navarone (1961)
• Zorba the Greek (1964)
• L’Odissea (1968) (TV miniseries)
• Z (1969)
• The Battle of Sutjeska (1973)
• Chronicle of a Death Foretold (1987)
• Captain Corelli’s Mandolin (2001)

Gjatë karrierës së saj aeritistike ka interpretuar me gjigandë të kinemasë si: Gregory Peck, Anthony Quinn, Richard Burton, Alan Bates, Bekim Fehmiu, GianMaria Volonte, Rod Steiger, Yves Montand, Omar Sharif, Jon Voight, Eli Wallach etj.

Kohet e fundit ajo ka rrefyer edhe dashurine e jetes se saj Marlon Brando… nje lidhje e mesviteve 50′ qe eshte mbajtur sekret nga te dy protagonistet…

Nisur nga talenti dhe fama e saj e madhe nderkombetare eshte shkruar qe: “Irene Papas nuk e ka fituar asnjehere çmimin Oscar, por edhe Oscar nuk e fitoi dot kurre Irene Papas”.

Irene Papas eshte arvanitase.

Please follow and like us: