Pas 15 fëmijëve, gruaja e pastruesit njofton shtatzaninë e gjashtëmbëdhjetë
Një nënë e zënë me 15 fëmijë ka zbuluar se është shtatzënë për herë të 16-të dhe më e pabesueshmja është që e gjithë familja përdor vetëm pesë shtretër. Sipas “The Sun”, Patty Hernandez, 38 veç, dhe burri i saj Carlos, 37 vjeç, jetojnë me fëmijët e tyre në Karolinën e Veriut. Të 15 fëmijët e saj kanë emra që fillojnë me “C” në nder të Carlos, i cili është pastrues. Patty dhe Carlos kanë 5 djem dhe 10 vajza, nga të cilët 3 janë grupe binjakësh. Më i madh është 12 vjeç dhe më i vogli prej tyre është 4 muajsh. Çifti shpenzon 375 paund në javë me ushqime dhe pelena dhe po kërkojnë për një automjet të ri, pasi ai që kanë aktualisht nuk u mjafton. Pavarësisht se ka pranuar që rritja e kaq shumë fëmijëve mund të jetë stresuese, nëna e 15 fëmijëve është e lumtur që ka shumë fëmijë.